KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kreu i OBSH-së planifikon shkurtim masiv të kostove pas largimit të SHBA-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Kreu i OBSH-së planifikon shkurtim masiv të kostove pas largimit të SHBA-së
BotaFokusSociale

Kreu i OBSH-së planifikon shkurtim masiv të kostove pas largimit të SHBA-së

Përditësimi i fundit: 25 Janar, 2025 10:30 pm
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do zvogëlojë kostot dhe do rishqyrtojë se cilat programeve shëndetësore t’u japë prioritet pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do tërhiqej nga OBSH-ja, sipas një memoje të brendshme të drejtorit të përgjithshëm të organizatës, të pare nga Reuters.

Trump e bëri këtë njoftim në ditën e parë të mandatit të tij të dytë të hënën, duke e akuzuar agjencinë shëndetësore të OKB-së për menaxhimin e gabuar të pandemisë COVID-19 dhe krizave të tjera ndërkombëtare shëndetësore.

“Ky njoftim e ka bërë gjendjen tonë financiare edhe më të vështirë.” – tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në memon e datës 23 janar. Memoja thotë se OBSH-ja planifikon të zvogëlojë ndjeshëm shpenzimet e udhëtimeve dhe të ndalojë rekrutimet, përveç në zonat kritike, si pjesë e masave për kursimin e kostove.

Një zëdhënës i OBSH-së konfirmoi autenticitetin e memos, e cila u raportua për herë të parë nga Reuters por kundërshtoi të komentonte më tej.

OKB-ja konfirmoi të enjten se SHBA-ja do tërhiqej nga OBSH-ja më 22 janar 2026, pas një periudhe njëvjeçare njoftimi të kërkuar sipas një rezolucioni të përbashkët të Kongresit Amerikan nga viti 1948. Rezolucioni gjithashtu thotë se Uashingtoni duhet të paguajë kontributet e tij për OBSH-në para se të largohet.

SHBA-ja është mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së, duke dhënë rreth 18% të financimit të përgjithshëm. Buxheti më i fundit dyvjeçar i OBSH-së, për vitet 2024-2025, ishte 6.8 miliardë dollarë.

SHBA-ja tashmë i detyrohet OBSH-së rreth 130 milionë dollarë për tarifat e anëtarësimit që duhej të paguheshin një vit më parë, në janar 2024, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, në një takim të OKB-së në Gjenevë të premten, megjithëse ai tha se një vonesë e tillë nuk është e pazakontë.

“Ne gjithashtu nuk kemi marrë kontributin për vitin 2025, tarifën e anëtarësimit, e cila duhej të paguhej tani,” shtoi ai. Kontributi i SHBA-së për OBSH-në përfshin gjithashtu tarifa vullnetare, të destinuara për programe të caktuara dhe ato pagesa mund të ndërpriten në çdo kohë, shtoi ai.

Memoja tha se OBSH-ja tashmë kishte punuar për të reformuar organizatën dhe për të ndryshuar mënyrën e financimit të saj, me shtetet anëtare që rritën tarifat e tyre të detyrueshme dhe kontribuan në raundin e investimeve të nisur vitin e kaluar.

Por memoja tha se do nevojiteshin më shumë fonde dhe njëkohësisht do duhej të zvogëloheshin kostot. Kjo do përfshinte organizimin e të gjitha takimeve virtualisht si parazgjedhje, pa miratim të veçantë, kufizimin e zëvendësimit të pajisjeve të IT-së dhe pezullimin e rinovimeve të zyrave, përveç nëse ato lidhen me sigurinë ose janë miratuar tashmë si masë.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja furnizoi me inteligjencë sekrete krerët e rinj të Sirisë
Artikulli tjetër Industria e fondeve në parajsat fiskale arrin 4.5 trilionë dollarë në 2024-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.