KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministrja e Jashtme koreanoveriore: Do ta mbështesë Rusinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ministrja e Jashtme koreanoveriore: Do ta mbështesë Rusinë
BotaOpinion

Ministrja e Jashtme koreanoveriore: Do ta mbështesë Rusinë

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 1:24 pm
126 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

“Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot…po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

Ajo i lavdëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për rolin e tyre për thellimin e lidhjeve.

Ajo tha se Pheniani nuk ka asnjë dyshim se ushtria dhe populli rus, nën “udhëheqjen e mençur” të Putinit, do të “arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për t’i mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë së shtetit të tyre”.

“Dhe, ne gjithashtu garantojmë se deri në ditën e fitores, në do të qëndrojmë fuqishëm përkrah partnerëve tanë rusë”, tha ajo.

Lavrovi foli për “marrëdhënie shumë të ngushta” mes ushtrive të të dy vendeve dhe tha se kjo ua mundëson atyre të zgjidhin çështje të rëndësishme të sigurisë së bashku. Asnjëri prej tyre nuk foli për deklaratat e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës gjatë kësaj jave, se Koreja e Veriut i ka dërguar rreth 10.000 trupa në Rusi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se 8.000 trupa koreanoveriore janë në rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase kryen një inkursion në gusht dhe prej atëherë mbajnë nën kontroll qindra kilometra katror territor. Ai tha se pret këta trupa të dërgohen në vijën e frontit në ditët në vijim.

“Ne u jemi thellësisht mirënjohës miqve tanë koreanë për qëndrimin e tyre parimor në lidhje me ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë si pasojë e synimeve të Perëndimit për ta zgjeruar NATO-n në lindje dhe për ta nxitur haptazi regjimin racist për shfarosjen e çdo gjëje që është ruse”, tha Lavrov.

Choe tha se Veriu dhe Rusia duhet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve në përputhje me traktatin e nënshkruar muaj më parë nga liderët e dyja vendeve, i cili përmban një klauzolë për mbrojtje të përbashkët. Moska, e cila e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e ka mohuar e as pranuar troç se Koreja e Veriut i ka dërguar ushtarë. Por, Putini tha se i takon Rusisë se si ta zbatojë traktatin me Kimin.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pensionistet, “Profesori i Ekonomisë ” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Artikulli tjetër Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend
Aktuale Analize Kryesore Politike 6 Shtator, 2026
Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.