KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
KomentKorrupsionKryesoreKultureOpinionSociale

Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 10:58 am
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Auron Tare ka reaguar ashpër ndaj njoftimit se, qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historike, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin e Partisë Socialiste në vitin 2013, kur kundërshtonte të njëjtën nismë të qeverisë së Sali Berishës.

Përmes një postimi në Facebook, Tare ka kujtuar se 13 vite më parë, kur Partia Demokratike po përgatitej të largohej nga pushteti, socialistët e cilësonin dhënien me qira të monumenteve të kulturës si një përpjekje për të nxjerrë në treg pasuritë kombëtare.

“Njoftimi i sotëm se Qeveria do të rinxjerrë përsëri Kalatë Historike në ankand më kujtoi të njëjtin moment të vitit 2013, kur Qeveria Berisha po përgatitej të largohej dhe po jepte me shpejtësi çdo vlerë që mundej”, shkruan Tare.

Ai ka risjellë deklaratën e tij të prillit dhe majit 2013, kur në cilësinë e deputetit të PS-së dhe anëtarit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, e kishte cilësuar nismën e qeverisë Berisha si një “skandal të ri” dhe “pazar të fundit të pushtetit në ikje”.

Në atë kohë, Tare kishte paralajmëruar në emër të Partisë Socialiste se, me ardhjen në pushtet, të gjitha kontratat që do të lidheshin me subjekte private për marrjen me qira të kalave dhe monumenteve të kulturës do të shfuqizoheshin menjëherë.

Por tashmë, sipas ish-deputetit socialist, e njëjta praktikë po rikthehet nga qeveria e drejtuar prej Edi Ramës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e socialistëve ndaj administrimit të trashëgimisë kulturore.

Tare kujton se kundërshtimin e tij e ka shprehur edhe në vitin 2016, kur Ministria e Kulturës, këtë herë nën drejtimin e socialistëve, riktheu në diskutim projekte të ngjashme.

Sipas tij, shndërrimi i kalave historike në restorante, bare apo aktivitete të tjera private, siç ka ndodhur në Petrelë dhe Lëkurs, përfaqëson një model të dështuar që i zhvesh këto monumente nga identiteti dhe konteksti i tyre historik.

Ish-deputeti thekson se kalatë dhe monumentet e kulturës duhet të rijetëzohen përmes projekteve që promovojnë turizmin kulturor dhe përfshijnë komunitetet vendase, në vend që të shndërrohen në hapësira thjesht tregtare.

Reagimi i Tares rikthen kështu në debat ndryshimin mes qëndrimit që Partia Socialiste mbante në opozitë në vitin 2013 dhe politikave që po ndiqen sot nga qeveria socialiste për shfrytëzimin e monumenteve historike.

 

Marrë nga Javanews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Artikulli tjetër GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.