KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 8:16 am
167 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në thelb të procesit të integrimit evropian dhe përbëjnë pjesë thelbësore të rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe në krijimin e një klime që favorizon zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë të së kaluarës”, tha Komisioni Evropian.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, e anuloi takimin e Bërdo-Brionit, i cili duhej të mbahej në maj, duke thënë se tani për tani nuk ka kushte për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kroaci.

“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, të cilave u kemi dëshmuar ditët dhe javët e fundit, janë në kundërshtim të plotë me qëllimin e Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Milanoviç të hënën.

Vuçiç, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do t’i “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetje logjistike nga një shtet fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë kanë bërë nga Zagrebi dhe sa të mëdha kanë qenë përpjekjet e tyre. Në Kula (komunë në veri të Serbisë) kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha Vuçiç.

Pas shpërthimit të protestave kundër Qeverisë për shkak të vdekjes së 16 njerëzve në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar në disa raste shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, gjë që zyrtarët në Zagreb e kanë mohuar ashpër.

Procesi i Bërdo-Brionit është një iniciativë politike rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet që nga vitit 2013, me qëllim për të nxitur bashkëpunim dhe për ta përshpejtuar integrimin e rajonit në BE.

Nga kabineti i Milanoviçit u njoftua se Kroacia dhe Sllovenia, si vende anëtare të BE-së, e kanë iniciuar procesin Bërdo-Brioni me synim përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.

Si bashkëkryesues i procesit Bërdo-Brionit, Milanoviç i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.

Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe liderët e Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fati i vetove të Hungarisë në BE
Artikulli tjetër Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin Persik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.