KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konflikti Rama-Veliaj/ Kërkohet nga SPAK, hetim i pavarur i pretendimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konflikti Rama-Veliaj/ Kërkohet nga SPAK, hetim i pavarur i pretendimeve
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Konflikti Rama-Veliaj/ Kërkohet nga SPAK, hetim i pavarur i pretendimeve

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 9:51 am
79 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli në sipërfaqe duke e tejkaluar fatin e Bashkisë së Tiranës. Përmes avokatit të tij, Plarent Nreca dhe letrave nga burgu, Veliaj pretendon se Rama është kujdesur personalisht për ndëshkimin e tij me transferimin në Fier dhe se po e shantazhon për dorëheqjen e tij nga Bashkia e Tiranës, përmes një mesazhi të përcjellë në burg nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Veliaj thotë se e takoi Gogun në burg në orët e vona të mbrëmjes së premte dhe gjatë takimit iu kërkua në emër të Ramës jo vetëm dorëheqja, por edhe të pranojë se është përfshirë në protestat e Flamingove si dhe të heqë dorë nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në të kundërt, pretendon ai, do t’i shtoheshin akuza të reja penale.

“Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat… Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!,” shkroi Veliaj.

Qeveria ka folur deri më tani përmes ministrit Gogu, i cili pranoi vizitën në burg, por mohoi kategorikisht t’i kishte përcjellë atij ndonjë mesazh nga kryeministri. Ministri i Drejtësisë tha se ishte i befasuar nga aludimet e Veliajt, të cilat i konsideroi si “stisje të pavërteta”.

Mes pretendimeve të kundërta të secilës palë, SPAK thotë se “nuk ka asgjë për të ndarë” si përgjigje ndaj pyetjes së BIRN nëse kishte nisur zyrtarisht një hetim. Konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të afërt politik, Erion Veliaj, ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e pushtetit ekzekutiv për ushtrimin e presionit politik dhe ndikim në proceset e drejtësisë. Duke iu referuar akuzave të Veliajt, ekspertë të drejtësisë dhe të shoqërisë civile kërkojnë hetim të pavarur nga organet e drejtësisë, ndërsa e konsiderojnë këtë çështje një test për pavarësinë e SPAK-ut.

“Institucionet e drejtësisë dhe veçanërisht SPAK-u duhet t’i verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Erion Veliajt, sidomos nëse ato përmbajnë dyshime për përdorimin e pushtetit ekzekutiv si instrument presioni politik,” tha avokati Gentian Serjani, drejtues i organizatës për Drejtësi Sociale.

Edhe pse e sheh me skepticizëm përfshirjen e SPAK në një çështje me dimensione politike, Serjani thotë se pretendimet e Veliajt nuk duhet të anashkalohen.

“Çdo pretendim i Veliaj dhe i avokatit të tij duhet të shqyrtohet mbi bazën e provave konkrete, komunikimeve dhe dëshmive përkatëse, dhe jo thjesht mbi bazën e deklaratave publike,” tha Serjani.

Edhe drejtuesi i organizatës ‘Qëndresa Qytetare’, Rigels Xhemollari, argumenton se çështja duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe vizita e ministrit të Drejtësisë në burg duhet të sqarohet.

“SPAK duhet të verifikojë vizitën e ministrit Gogu në burg, a i përmbush kriteret ligjore apo kemi të bëjmë me një takim ekstraligjor në kufijtë e atij mafioz, siç pretendon kryetari i Bashkisë,” tha Xhemollari.

Sipas tij, akuzat nuk duhet të shndërrohen në një tjetër përplasje politike, por të marrin përgjigje institucionale. Në këtë kontekst ai argumenton se avokati i Veliajt duhej t’i drejtohej menjëherë SPAK-ut për pretendimin që ka për ministrin e Drejtësisë dhe Kryeministrin dhe jo emisioneve televizive.

“Kjo nuk mund të mbetet në terma të retorikës dhe luftës politike, por duhet t’i nënshtrohet verifikimeve ligjore dhe proceduriale,” përfundon ai.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, mendon gjithashtu se akuzat e Veliajt duhet të verifikohen në mënyrë të pavarur.

“SPAK dhe institucionet e drejtësisë duhet t’i verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Veliajt,” tha ai për BIRN, duke shtuar se çështja është me ndjeshmëri të lartë publike për shkak se akuza i drejtohet kryeministrit për presion ndaj një të burgosuri.

Preçi beson se rasti i Veliajt ka një ngjashmëri me rastin e ish deputetes socialiste Klotilda Bushka, e cila u akuzua nga SPAK për pengim të drejtësisë, sepse dyshohet se i bëri presion dëshmitares në procesin e Veliajt.

“Në të dyja rastet, një mbajtës i lartë i pushtetit politik akuzohet se ka përdorur pozitën e tij për të ndikuar te një person kyç në një proces penal në zhvillim. Atëherë, nga Kuvendi, në favor të Veliajt; sot, sipas pretendimit, nga qeveria kundër tij,” thotë ai.

Sipas tij, SPAK duhet të tregojë të njëjtën vendosmëri në hetim.

“Vetëm kështu tregohet se standardi kundër ndërhyrjes politike në drejtësi vlen njësoj, pavarësisht se kush ushtron presionin dhe mbi kë,” përfundon ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe Gogun

Pasuria nuk është gabim, që duhet ndëshkuar

Stuhia “Charles” drejt Ballkanit, Shqipëria në alarm

Media kanadeze: Qeveria shqiptare e trajton vendin si pronë për ta shitur

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë, ose garë farsë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Boston Herald: “Revolucion në rritje në Shqipëri”
Artikulli tjetër Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë, më 2027-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po shkërmoqet “perandoria e drejtorëve” të Ballukut?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Nëntor, 2026
Paradoksi i Tiranës: Arkitektët yje dhe revolta kundër Edi Ramës
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Nëntor, 2026
Grevë e përgjithshme në Spanjë, pas 14 vjetësh
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 11 Nëntor, 2026
Protesta kundër kryeministrit Rama mbërrin edhe në Dublin
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 11 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.