KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
AnalizeFinanceKryesorePolitikeSociale

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 10:10 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pagesat për lobimin në Shtetet e Bashkuara në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj, arritën në rreth 550 mijë dollarë deri në fund të shtatorit 2026. Studioja ligjore amerikane Kasowitz LLP deklaroi se kishte marrë 120 mijë dollarë nga Arbër Veliaj në pesë pagesa nga 16 prilli deri më 9 shtator. Këto iu shtuan rreth 430 mijë dollarëve të paguar deri në fund të marsit.

Në deklarimin e dorëzuar më 22 tetor në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Kasowitz tha se kishte informuar senatorë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe stafet e tyre për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe çështjet që lidhen me mbarëvajtjen e procesit ligjor ndaj e tij, si dhe informacion “për financimin dhe trajnimin nga SHBA-ja të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK.”

Mes ligjvënësve të kontaktuar kishte edhe anëtarë të grupit për Shqipërinë në të dyja dhomat e Kongresit

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, një ditë pasi Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. SPAK akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, se përdorën një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse për të përfituar nga fondet publike dhe nga pagesat e biznesmenëve me kontrata me Bashkinë e Tiranës. Veliaj i kundërshton akuzat dhe ka sfiduar ligjshmërinë e procedurave të hetimit dhe të paraburgimit. Në shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit.

Studioja raportoi komunikime me zyrat e senatorëve Cory Booker, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, si dhe një takim virtual me zyrën e senatorit John Cornyn më 18 shtator. Regjistri përfshin gjithashtu një email drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Tiranë më 4 maj dhe një komunikim me Departamentin e Shtetit më 24 shtator.

BIRN raportoi në qershor se Arbër Veliaj kishte paguar rreth 220 mijë dollarë kryesisht në gusht dhe shtator 2025. Nga tetori 2025 deri në mars 2026, ai pagoi edhe 209,945 dollarë në tetë këste. Gjatë këtij gjashtëmujori, Kasowitz kontaktoi stafet e të paktën 15 senatorëve dhe rreth 19 zyra të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në shkurt, studioja kërkoi një takim me OPDAT-in, zyrën e Departamentit amerikan të Drejtësisë që ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri. Në një përgjigje për BIRN në qershor, Kasowitz tha se iu drejtua kësaj zyre për shkak të rolit të saj në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut. Studioja tha se lobimi synonte të mbronte të drejtat e Veliajt dhe se e konsideronte përdorimin e paraburgimit në rastin e tij të motivuar politikisht.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Artikulli tjetër Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.