KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital
AnalizeFinanceFokusHI-TechKryesorePolitikeSociale

Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 10:29 am
71 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria i hap rrugën përdorimit të lekut digjital. Mes debateve dhe tensioneve në Kuvend, është miratuar ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon edhe të drejtën e emetimit të monedhës kombëtare në format digjital. Ky ndryshim, që ka kaluar pa marrë shumë vëmendje publike, i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzive për të emetuar jo vetëm kartëmonedha dhe monedha metalike, por edhe monedhën digjitale “Lek”.

Konkretisht, në nenin 17 të ligjit, që lidhet me të drejtën ekskluzive të emetimit, përcaktohet se Banka e Shqipërisë mund të emetojë edhe lekun digjital. Ndërsa neni 18 parashikon që Banka e Shqipërisë të hartojë programet e emetimit dhe të përcaktojë sasinë e nevojshme të kartëmonedhave, monedhave metalike dhe monedhës digjitale.

Kjo do të thotë se krijohet baza ligjore për emetimin e një forme digjitale të monedhës shqiptare. Megjithatë, miratimi i këtij ndryshimi nuk nënkupton se leku digjital ka nisur të përdoret apo se do të zëvendësojë paratë fizike. Për këtë ndryshim ka reaguar edhe drejtori i INFOÇIP, Gerti Shella i cili përmes një postimi në Facebook ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si është miratuar ligji.

“Me ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, të kaluar sot në rrëmujë e sipër, Banka e Shqipërisë ka të drejtën të emetojë në format dixhital monedhën ‘LEK’”, shkruan Shella.

Ai ka publikuar edhe nenet 17 dhe 18 të ligjit, ku parashikohet shprehimisht emetimi i monedhës digjitale.

 

Marrë nga Gazeta “SOT”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria blen godinën e Ambasadës në Londër, për 3.7 milionë paund

Arkitekti i “preferuar” i Ramës mbron çibanin tek “Parku Rinia”

Plas sherri mes Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, çështja mund të përfundojë në gjykatë

Peleshi shpik televizionin parlamentar: 500 mijë euro për të dëgjuar ata që flasin gjithë ditën

Modriç hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë
Artikulli tjetër Tre qytetarë çmontojnë publikisht mashtrimet e Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Korçës, 29.5 milion euro kredi pa asnjë këst të shlyer
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
LIDL/ 100 milion euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
Der Standard: Rama duket gjithmonë e më nervoz!
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.