Prej disa ditësh Gjeorgjia është duke u përballur me një protestë masive nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, të cilët kanë pretenduar fitoren në zgjedhjet parlamentare në Tetor, ku u refezua nga opozita si të falsifikuara.
Nga kjo protestë kundër partisë në pushtet, janë arrestuar dy liderë të opozitës ditën e djeshme, kreun e partisë liberale pro-evropiane Akhali, Nik Melia dhe ish-kryebashkiakun e Tbilisit, Gigi Ugulava.
Gjithashtu, në një postim në rrjetin social “X”, këto arrestime janë kundërshtuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cila ka thënë se këto arrestime në Tbilisi janë të papranueshme, ku shprehet se qëndron përkrah popullit të Gjeorgjisë në luftën e tyre për liri e demokraci.
“Shtypja brutale ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe politikanëve sonte në Tbilisi është e papranueshme. Gjeorgjia nuk ka asnjë pritshmëri nga një vend kandidat. BE qëndron përkrah popullit të Gjeorgjisë në luftën e tyre për liri dhe demokraci”, shkroi Kallas në X.
Sakaq, janë arrestuar dhe shumë persona të tjerë, ku një ka mbetur i plagosur, por nuk ka detaje për gjendjen e tij.
Marrë nga Newsbomb.al