KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 11:58 am
387 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën 2014-2025 dhe fondi i pritshëm për 2026-n.

Me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vendet si Shqipëria.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet në infrastrukturën rrugore janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke nisur nga një nivel prej 24.4 miliardë lekësh në vitin 2014, në 44.5 miliardë lekë më 2025.

Ajo që bie në sy është hovi i jashtëzakonshëm që ka marrë buxhetimi pas vitit 2022, ku shifrat pothuajse janë dyfishuar, duke arritur kulmin historik në vitin 2025 me 44.3 miliardë.

Ky shtim masiv i financave në vitet e fundit, ku vetëm viti 2024 ka regjistruar një vlerë prej 405 milionë eurosh, duhet të ishte garanci për një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme. Por në fakt, vendi tani është në një kolaps total, pasi të gjitha investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen.

Ndërkohë që shifrat nga buxhetet publike shënojnë rekorde, në rrugët e sapo-përfunduara asfalti i shtruar me kosto miliona eurosh shfaq dëmtime strukturore pa u mbushur ende viti i parë i përdorimit. Kjo diskordancë ndërmjet buxheteve rekord dhe cilësisë së dobët të punimeve ngre pikëpyetje të mëdha mbi efikasitetin e mbikëqyrjes teknike dhe standardet e materialeve që përdoren në këto akse.

Nëse shohim parashikimin për vitin 2026, vihet re një ulje e lehtë e fondeve në 35.4 miliardë lekë.

Cilësia e ndërtimit nuk ka ndjekur rritjen e buxhetit për transportin rrugor. Ekspertët pohojnë se miliardat e shpenzuara rrezikojnë të shndërrohen në një gropë tjetër financiare, ku paratë e taksapaguesve do të duhet të ridestinohen sërish për riparimin e veprave që sapo janë përuruar.

Ky trend tregon se problemi i vërtetë nuk qëndron te mungesa e parave, por te mungesa e përgjegjshmërisë teknike, që po lejon që investimet më të larta në dekadën e fundit të shkrihen përballë shiut të parë apo qarkullimit normal të automjeteve.

Përveç cilësisë tejet të dobët të punimeve, politikat e investimeve në transportin rrugor u sabotuan duke e lënë qendrën e vendit pa infrastrukturë. Investimet e dekadave të fundit shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit.

Përdorimi politik i fondit të investimeve la rajonin Fushë-Krujë–Tiranë–Durrës–Rinas me mungesa të thella, teksa fondet u përqendruan në skaje si Rruga e Arbrit, Tuneli i Llogorasë, Qukës–Qafë Thanë apo Korçë–Ersekë. Shmangia për dy dekada e projekteve në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 ka zbehur përfitimet e vendit dhe ka rritur kostot për popullsinë e qendrës dhe të veriut.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE nën Edi Ramën
Artikulli tjetër Media austriake: Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.