Gjatë mëngjesit të sotëm policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit që vrau Ramazan Matajn, ngjarje e shënuar mbrëmjen e 4 janarit.
Gjithsej në pranga të policisë kanë rënë 3 persona, ku njëri prej tyre dyshohet të jetë autori dhe 2 të tjerë bashkëpunëtorë në krim. Personat e arrestuar kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, bëhet fjalë për babain dhe 2 djemtë e tij.
Burime për media kanë bërë me dije emrat e të arrestuarve, bëhet fjalë për Rustem Hasaj babai, Arjan dhe Klisman Hasa, djemtë e tij.
Njëri prej të arrestuarve është kapur nga autoritetet në kufi teksa po tentonte të largohej jashtë vendi ndërsa një tjetër është arrestuar në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në 4 janar në zonën e Dragoçit ku makina e tij u qëllua me breshëri plumbash. Autorët janë vënë në ndjekje të Matajt dhe të lëvizje të tij ndërsa dyshohet se ata i kanë ngritur pritë rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë.
Pista kryesore ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve personale të viktimës. Dyshohet se Ramazan Mataj ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori të cilat mund të kenë krijuar debate që fatkeqësisht përfunduan në tragjedi.
Marrë nga Newsbomb.al