KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja ‘zhvesh’ deputetët e mazhorancës nga mbrojtja politike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kushtetuesja ‘zhvesh’ deputetët e mazhorancës nga mbrojtja politike
AnalizeFokusOpinionPolitike

Kushtetuesja ‘zhvesh’ deputetët e mazhorancës nga mbrojtja politike

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2025 9:47 am
194 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më herët, Kushtetuesja nuk e kishte ndjekur këtë praktikë, dhe rastet që opozita ka vënë në lëvizje Kuvendin, mazhoranca i ka mbrojtur deputetët e saj dhe ata nuk janë gjykuar dot në Kushtetuese nëse duhet ta ruajnë apo jo mandatin.

Përmbajtja
PJESË NGA VENDIMI:Në rast të rrëzimit të mocionit të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit ose Kryetarit të tij, për rrjedhojë në rast të mosvënies në lëvizje të Gjykatës nga Kuvendi, në kuptim të bërjes efektiv të këtij mekanizmi të kontrollit kushtetues të parashikuar nga shkronja “e” e pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, paraqitja e kërkesës nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, në kuptim të së drejtës së saj sipas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 134 të Kushtetutës, të reflektuar tashmë edhe në përmbajtjen e pikës 2 të nenit 66 të ligjit nr. 8577/2000, përbën mjetin alternativ për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.
Kështu, Gjykata shkruan për herë të parë qartë, se kur 1/10 e deputetëve mendojnë se një deputet duhet të humbasë mandatin, sepse ka përfituar fonde publike, ata vënë automatikisht në lëvizje Parlamentin.
E nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese (siç ndodhi dy herë për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinajn), atëherë, 1/5 e deputetëve (28 deputetë) mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës, për t’i kërkuar të gjykojë rastin në fjalë.

Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të kësaj gjykate, që Kuvendi ta përcjellë çështjen në Kushtetuese, Parlamenti nuk është bindur.

Ndonëse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese iu shpëtoi mandatin dhe “dinjitetin” dy rasteve në fjalë, vendimi i fundit zhvesh deputetët e mazhorancës nga mbrojtja politike në të ardhmen.

PJESË NGA VENDIMI:

Gjykata thekson se qëllimi i kompetencës kushtetuese për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nënkupton një gjykim në themel prej saj, në të cilin ajo vlerëson nëse veprimet konkrete të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij dhe në përfundim konstaton këtë papajtueshmëri, nëse është rasti. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kushtetutëbërësi ka parashikuar edhe një të dhjetën e deputetëve si subjekt q vë në lëvizje procedurën parlamentare për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së dyshuar të deputetit për shqyrtim në themel në Gjykatë. Në këto kushte, në rastet kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të një të dhjetës së deputetëve ose të Kryetarit të tij, ai (Kuvendi) ka detyrimin kushtetues për të filluar procedurën parlamentare për shqyrtimin e mocionit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatë.

Në rast të rrëzimit të mocionit të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit ose Kryetarit të tij, për rrjedhojë në rast të mosvënies në lëvizje të Gjykatës nga Kuvendi, në kuptim të bërjes efektiv të këtij mekanizmi të kontrollit kushtetues të parashikuar nga shkronja “e” e pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, paraqitja e kërkesës nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, në kuptim të së drejtës së saj sipas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 134 të Kushtetutës, të reflektuar tashmë edhe në përmbajtjen e pikës 2 të nenit 66 të ligjit nr. 8577/2000, përbën mjetin alternativ për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

E drejta e një të pestës së deputetëve sipas nenit 66, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 lidhet me vënien në lëvizje të Gjykatës në ato raste kur vetë Kuvendi, pas shqyrtimit të mocionit të Kryetarit të tij ose një të dhjetës së deputetëve, vendos të rrëzojë mocionin në seancë plenare, për rrjedhojë të mos pranojë dërgimin e çështjes në Gjykatë. Vetëm në këtë mënyrë bëhet i zbatueshëm neni 70, pika 4, i Kushtetutës dhe merr vlerë e drejta e pakicës parlamentare, jo më pak se një të pestës së deputetëve, për të kërkuar nga Gjykata shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%
Artikulli tjetër Fatura që po shteron qumështin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.