Gjiganti gjerman i futbollit Schalke ka rënë në nivele të ulëta vitet e fundit dhe nuk mund të dalë nga kriza që ka zgjatur shumë dhe tashmë po arrin kulmin.
Drejtuesit e Schalkes duan të zgjidhin të gjitha problemet dhe borxhet e grumbulluara me shitjen e stadiumit dhe sot me një deklaratë zyrtare kanë bërë të ditur se do të shesin aksionet e stadiumit.
Së pari do të krijohet një shoqatë e re për këtë qëllim dhe çmimi për aksion duhet të jetë më pak se 750 euro.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Schalkes, Matthias Tillmann, i cili ka shpjeguar se shoqata e sapoformuar do të blejë kështu aksionet e stadiumit, i cili do të vazhdojë të menaxhohet plotësisht nga klubi.
Gazeta e njohur Bild e quajti këtë lëvizje të Schalkes si fillim të një “Fushate lypjeje” dhe projekti do të nisë pas rreth një muaji, kur është caktuar mbledhja e asamblesë së Shalkes. Klubi pret që ky model biznesi të sjellë shërim.
Schalke u largua nga Bundesliga në sezonin 2020/21, më pas arriti të rikthehej në rangun e elitës, por pasoi sërish një rënie ekspres dhe kjo skuadër ka dy sezone që luan me Bundesliga 2.
Këtë sezon Schalkes do t’i duhet të luftojë për mbijetesë në nivelin e dytë të garave, pasi skuadra ka fituar vetëm tetë pikë nga po aq ndeshje dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë.
Shalke fitoi trofeun e fundit në vitin 2011, kur fitoi Kupën e Gjermanisë. Schalke ishte kampion i Gjermanisë pesë herë, por hera e fundit që klubi fitoi titullin ishte në vitin 1958.