KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 10 futbollistët më të paguar në botë,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Sporti > 10 futbollistët më të paguar në botë,
Sporti

10 futbollistët më të paguar në botë,

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 1:27 pm
216 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Revista amerikane “Forbes” e ka publikuar listën e saj të futbollistëve më të paguar në botë, ndërsa evidente është se si një pjesë e tyre janë joshur nga ofertat e majme nga kampionati saudit.

Në krye të kësaj renditjeje konfirmohet Cristiano Ronaldo, i cili brenda viti i merr në total 285 milionë dollarë, respektivisht 262,3 milionë euro.

Prej tyre, 202,5 milionë euro vijnë nga Al Nassr dhe 59,8 milionë nga burime të tjera.

Në vendin e dytë e shohim Lionel Messin e Inter Miamit, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli argjentinas paguhet 124,2 milionë euro në vit, që i bie se CR7 merr më shumë se një herë më tepër se kampioni i botës.

Vendi i tretë, i cili e kompleton podiumin, është rezervuar për Neymar Junior.

Sulmuesi i Al-Hilal, edhe pse është i lënduar qe një vit, paguhet 101,2 milionë euro në vit tek klubi nga Pro Saudi League.

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema paguhet 95,7 milionë euro në klubin tjetër saudit, Al-Ittihad.

Kurse, Kylian Mbappe, i cili gjatë verës që shkoi u transferua nga Paris Saint-Germaini në Real Madrid, gjatë një viti i merr 82,8 milionë euro.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos bëhet edhe lojtari më i paguar prej futbollistëve që luajnë në futbollin evropian.

Për ta kompletuar Top 10 i shohim emrat e Erling Haaland të Manchester Cityt (55,2 milionë euro), Vinicius Junior i Real Madridit (50,6 milionë), Mohamed Salah i Liverpoolit (48,7 milionë) e Kevin de Bruyne i Manchester Cityt (35,8 milionë).

Kjo listë e nxjerr në pah jo vetëm potencialin enorm ekonomik të futbollit modern, por edhe impaktin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

La Liga/ Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave

Superiorja/ Tre skuadra shkëputen në krye, Vllaznia prek fundin

Vijojë largimet nga Kosova/ Pas Rrahmanit, tërhiqet edhe Hadërgjonaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nikollovski për Korridorin 8: Ky projekt nuk do të bëhet
Artikulli tjetër Këshilli i Evropës e cilëson “gjenocid” shkatërrimin rus të trashëgimisë së Ukrainës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende
Analize Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.