Myrto Uzuni i papërmbajtshëm në ndeshjen që Granada luajti në shtëpi ndaj Tenerifes, në kuadër të javës së 10-të të La Liga2, e përfunduar me fitoren e thellë 4-0.
Sulmuesi kuqezi e tundi dy herë rrjetën brenda 13 minutash lojë: të parin në të 20-tën minutë, i shërbyer nga Saenz, ndërsa 13 minuta më vonë e dërgoi topin në rrjetë pas bashkëpunimit me Boye. Ishte pikërisht lojtari që asistoi sulmuesin kuqez për golin e dytë që realizoi dy herë në fund për rezultatin përfundimtar 4-0.
Myrto Uzuni nuk ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare për sfidat e tetorit për arsye fizike. Sulmuesi nuk mund të kontribuonte pasi ishte në fazën e fundit të rikuperimit.