KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje në shoqëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje në shoqëri
OpinionRajoniZhvillim

Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje në shoqëri

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2024 6:52 am
117 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Analistët vlerësojnë se regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi u zhvillua gjatë një fushate të ashpër politike dhe me mosbesim nga një pjesë e opinionit, gjë që shkaktoi ndarje të thellë në shoqërinë malazeze. Megjithatë, publikimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi treguan se asnjë grup etnik nuk ka shumicën absolute dhe se propaganda e forcave pro-serbe dhe pro-ruse nuk e arriti qëllimin e tyre. Sidoqoftë, çështjet e grupeve etnike dhe gjuhës janë mosmarrëveshjet kryesore politike në Mal të Zi, ku sipas vlerësimit të analistëve po keqpërdoren për qëllime politike.

Publikimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi treguan se asnjë grup etnik nuk ka shumicën absolute. Analistët vlerësojnë se regjistrimi u zhvillua mes një fushatë të theksuar politike dhe me mosbesim nga një pjesë e opinionit.

Muzafer Beli Çaushi mendon se rezultati i regjistrimit nuk paraqet ndonjë befasi.

“Pas gati një viti u publikuan më në fund rezultatet e regjistrimit, të cilat nuk paraqesin ndonjë befasi edhe pse gjatë këtij procesi u zhvillua një fushatë e ashpër politike duke shkaktuar mosbesim në opinion”, tha për Zërin e Amerikës analisti Beli Çaushi.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Malin e Zi, Ismet Kallaba, vë në dukje, se rezultatet e regjistrimit të popullsisë nuk ndryshojnë asgjë në Malin e Zi.

“E shoh si një lojë me numra dhe nuk ndryshon asgjë sa i përket situatës ekzistuese në Mal të Zi. Duke parë reagimet e partive politike shihet se secila përpiqet që këto rezultate t’i komentoj në favor të vetes”, tha për Zërin e Amerikës zoti Kallaba.

Analisti Beli Çaushi tha se regjistrimi i popullsisë nuk ndryshon shumë nga regjistrimi paraprak duke marrë parsyshë se janë regjistruar edhe qytetarët që nuk janë shtetas të Malit të Zi.

“Regjistrimi i popullsisë nuk ndryshoi nga regjistrimi paraprak, duke marrë parasysh se janë regjistruar edhe qytetarët që nuk janë shtetas të Malit të Zi e që numri i tyre shkon gati deri në 80 mijë banorë. Sidoqoftë ky regjistrim tregoi se procesi që duhej të ishte statistikor u shndërrua në një fushatë politike nga forcat pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi”, tha zoti Beli Çaushi.

Edhe analisti Kallaba vlerëson se kriza politike që po mbizotëron në Malin e Zi ka ndikuar në rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Procesi i regjistrimit u zhvillzua në një krizë politike dhe sigurisht që kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Malin e Zi. Sa i përket shqiptarëve mendoj se ajo rritja e vogël nga 4.91 për qind në 4.97 për qind është një rritje e pandjeshme që nuk reflekton për rritjen e numrit të popullsisë”, tha zoti Kallaba.

Edhe pse regjistrimi është pyetje statistikore dhe udhërrëfyes për pushtetin ekzekutiv se në çfarë mënyre duhet të zbatohen politika të caktuara, veçanërisht ato demografike dhe ekonomike, çështjet e grupeve etnike dhe gjuhës janë mosmarrëveshjet kryesore politike në Mal të Zi, ku sipas vlerësimit të analistëve po keqpërdoren për qëllime politike.

 

Marrë nga VOA (Zëri  Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mitaj gjen golin e parë në Arabinë Saudite
Artikulli tjetër Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.