KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 4 mijë e 3 qind shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbi 4 mijë e 3 qind shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik
AktualeAnalizeSociale

Mbi 4 mijë e 3 qind shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 2:36 pm
174 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse me ritme më të ngadalësuara, mijëra shqipttarë po synojnë që të emigrojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se për janar-korrik ka pasur gjithsej 4310 aplikime nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me 21%.
Mesatarisht çdo muaj ka 500-600 aplikime për azil. Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet për azil, me 1330 aplikime, e ndjekur nga Italia (1065), Gjermania (910), Greqia (615) dhe Belgjika 225. Në 7 muajt e parë të vitit ka pasur 95 aplikime për azil edhe në Irlandë, ndërsa në Suedi 35.

Ndërsa aplikimet për azil janë në rënie, në disa shtete, individët po tentojnë të ikin përmes lejeve të punësimit, që është e pamatshme në kohë reale. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.

Kërkesat për azil në BE

Sipas Eurostat në korrik 2024, 74 695 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 7,5% krahasuar me korrikun 2023 (80 735). Kishte gjithashtu 7 145 aplikime përsëritëse, që përfaqësojnë një rritje prej 26.2% krahasuar me korrikun 2023 (5 660).

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në korrik 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (12 295 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga afganët (6 030) dhe venezuelasit (5 170). Gjermania (18 505), Italia (13 235), Spanja (11 925) dhe Franca (11 300) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në korrik 2024 ishte 16.6 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (55.1), përpara Irlandës (32.2).

2 985 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (895), Afganistani (470) dhe Egjipti (345). Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (750), përpara Bullgarisë (455), Greqisë (420), Holandës (355) dhe Spanjës (325).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti : Kosova, anëtare proaktive e Procesit të Berlinit
Artikulli tjetër BIRN: Rënia e grupit socialist të Durrësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.