Bill Gates dhuroi 50 milionë dollarë për një organizatë jofitimprurëse që mbështet Kamala Harris.
Një shifër e tillë raportohet nga New York Times, duke cituar disa burime.
Në disa biseda private, Gates thuhet se ishte i shqetësuar për një presidencë të dytë të Donald Trump.
“Unë mbështes kandidatët që tregojnë një përkushtim të qartë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, uljen e varfërisë dhe luftimin e ndryshimeve klimatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën. Këto zgjedhje janë të ndryshme me rëndësinë e tyre të paprecedentë për amerikanët dhe më të rrezikuarit në botë”, tha ai tha për New York Times pa e konfirmuar donacionin e tij.