Ajo që përflitej prej kohësh ndodhi… Roberto Mancini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite.
“Bordi drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri italian i kombëtares Roberto Mancini arritën të enjten një marrëveshje të përbashkët, e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në katër ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimin në Botëror, Arabia Saudite ka shënuar dy barazime, një humbje dhe vetëm një fitore.