KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Takimi me eurodeputetët në Komisionin e Stabilizim-Asociimit, Bardhi: Takohemi në hotel se na ka ndëshkuar mazhoranca
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Takimi me eurodeputetët në Komisionin e Stabilizim-Asociimit, Bardhi: Takohemi në hotel se na ka ndëshkuar mazhoranca
AktualeKomentPolitike

Takimi me eurodeputetët në Komisionin e Stabilizim-Asociimit, Bardhi: Takohemi në hotel se na ka ndëshkuar mazhoranca

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2024 1:19 pm
117 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Demokratët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi marrin pjesë sot në takimin e 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Në këtë takim marrin pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar. Në krye të evropianëve është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri, si eurodeputet grek.

Bardhi: Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat. Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë.

Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJK.

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar KM se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët.
Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj.

Tabaku: Ky komitet do të na ndihmojë të bëjmë punën tonë më mirë për të monitoruar MSA. Shqipëria ka nisur procesin e negociimit dhe hapjen e klasterit të parë dhe opozita është aktore në këtë proces duke qenë se ne e mbështetëm atë me fakte dhe votën tonë pro.

Ne, ndërkohë po punojmë për të vërtetat që nuk shkruhen përherë në raporte siç janë. Ndaj duhet t’i themi gjërat siç janë.
Ne si opozitë, personalisht unë, kemi punuar me dëshirë dhe me çdo formë për të qenë ky proces integrimi gjithëpërfshirës. Mirëpo fatkeqësisht nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Komisionet hetimore nuk na jepen dhe kjo ka shkak sepse mazhoranca ka frikë. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë përpara drejtësisë përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës.

Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe fatkeqësisht ne ende nuk kemi një reformë të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, një reformë që nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe vullneti opozitës qëndron por jo i shumicës. Ne kemi bërë disa ndryshime zgjedhore për të adresuar disa ndryshime të kërkuara për votën e diasporës, mirëpo fatkeqësisht qeveria po përdor çdo mjet shtetëror për interes partiak. Ashtu siç thotë raporti OSBE-ODIHR, KM Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe të diasporës, duke dhënë shembullin ekselent se si është partia-shtet.

Ne kemi vënë re shkelje të vazhdueshme të MSA sidomos në fushën e garës dhe tenderimeve publike. Shkelje të MSA janë parë në projekte të mëdha ku janë injoruar të gjitha pikat kyçe të garës së hapur dhe kjo ka ndikuar përkrahësisht në rritjen e tregut të lirë dhe konkurrencës.

Qeveria teknike është jetike në kushtet kur zgjedhjet, mungesa e check and balance dhe demokracisë. Ndaj kjo është arsyeja përse kemi arritur në konkluzionin për të kërkuar një qeveri teknike.

Bylykbashi: Zgjedhjet janë benchmark për të kuptuar cilësinë dhe nivelin e demokracisë dhe ne besojmë dhe kemi prova që është goditur në themel. Ne duam që të kthehemi në parametrat ku zgjedhjet kishin konsensus dhe ku pranoheshin. Ne po bëjmë një situatë ku duhet të rikthehemi aty ku ishim duke u përmirësuar.

Shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe në thyerje të plotë të OSBE-së në vend. Ne nuk kemi garë të barabartë. Nuk ka mundësi për rotacion politik. Përdoren pushtete rregulluese ku qeveria vendos rregulla në favor të kandidatit të saj, duke i bërë presion votuesve. Përdoren të dhënat e qytetarëve me një sistem patronazhi ku qytetarëve u ushtrohet presion dhe kjo prodhon një sjellje të qeverisë që injoron vendimet e GJK, që përjashton më shumë se ½ e deputetëve nga kuvendi dhe që shkatërron rregullat apo që prish MSA duke vendosur dhe ligje personale.

Nëse BE e merr këto pika dhe e kthen në skaletë kontrolli duke zbërthyer problemet që krijohen duke ia pamundësuar qeverisë Rama që të manipulojë zgjedhjet.

Dua të prek dhe çështjen e drejtësisë. Ne donim një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakkorruptuar dhe jo një reformë që zvarritet prej 10 vitesh që është më keq se sa kur s’qe reformuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durim Bami kërkesë autoriteteve: Mos më çoni në Shqipëri, duan të më vrasin
Artikulli tjetër Sondazhet: Mbështetje në rritje për Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.