KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat Luftës së Dytë Botërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat Luftës së Dytë Botërore
RajoniTe TjeraZhvillim

Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat Luftës së Dytë Botërore

Përditësimi i fundit: 31 Tetor, 2024 9:46 am
198 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqja shtetërore dhe politike e Greqisë ka risjellë në tryezën e bisedimeve  thirrjen e saj për negociata me Gjermaninë në lidhje me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kërkesat e kahershme greke janë theksuar gjatë takimit të presidentes së vendit me homologun e saj gjerman të cilin e kishte ftuar për një vizitë treditore në Greqi.

“Dua të theksoj, bazuar në vendimin përkatës të Kuvendit të Greqisë në vitin 2019, rëndësinë e madhe të çështjes së reparacioneve të luftës dhe të Kredisë së Pushtimit e cila mbetet e jashtëzakonshme për popullin grek”, tha Katerina Sakellaropoulou-Presidentja e Greqisë.

Pretendimet e Greqisë, që i ka dërguar notë zyrtare Gjermanisë prej vitit 2019, kanë të bëjnë me kompensimin  dhe dëmshpërblimet për dëmet që pësoi vendi, viktimat dhe pasardhësit e tyre  gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vlerë sipas Zyrës së Përgjithshme të Kontabilitetit të Greqisë prej 278,7 mld euro, si dhe  shlyerjen e të ashtuquajturës Kredi e pushtimit prej gati 10 mld eurosh, kthimin e veprave të artit dhe atyre arkeologjike të grabitura nga nazistët.

“Për sa i përket qëndrimit tonë ligjor për çështjen e dëmshpërblimeve, ai ndryshon, siç e dini, ne jemi të mendimit që ligjërisht kjo çështje konsiderohet e mbyllur, por ne mbetemi të përkushtuar ndaj përgjegjësisë sonë historike”, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Gjermanisë.

Steinmeier përjashtoi mundësinë e negociatave të reja të dëmshpërblimeve edhe në takimin që pati me kryeministrin grek Mitsotakis kur ky i fundit theksoi se për Greqinë çështja e dëmshpërblimeve të luftës ishte ende shumë e “gjallë”.

Ndërsa Gjermania ka kërkuar falje për krimet e epokës naziste të kryera gjatë luftës, ajo vazhdimisht ka pohuar se nuk diskuton dëmshpërblimet dhe ka mohuar t’i ketë borxh diçka  Greqisë për Luftën e Dytë Botërore që kur i pagoi Athinës shumën prej 115 milionë markash gjermane në vitin 1960.

Presidenti Steinmeier mbërriti në Selanik, të martën pasdite dhe vizitoi kantierin e ndërtimit të Muzeut të Holokaustit të Greqisë, i shoqëruar nga presidentja greke Sakelaropoulou, ndërsa pas Athinës, ku vizitoi monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe vendosi një kurorë lulesh në nderim të të rënëve të Greqisë , axhenda e tij përmban edhe vizitën e tij në fshatin Kantanos të Kretës , aty ku nazistët gjermanë vranë 180 vetë në vitin 1941.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat

Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset

Rama censuron takimin dhe trasmeton fjalimin e tij në Michigan

BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë

Ditë vendimtare për të ardhmen e Granit Xhakës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, në javën e fundit të fushatës, kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin
Artikulli tjetër Nedim Bajrami shënon për herë të parë në kampionat për Rangers

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.