Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa janë betuar edhe dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.
Pas heqjes së mandatit të Salianjit, vendin e tij në Kuvend e zuri Andrea Mano, ndërsa vendin e Çyrbes e ka marrë Erjon Meka.
Situata në sallë paraqitet e ‘qetë”, teksa deputetët dhe ministrat kanë nisur të marrin fjalën, pa u penguar nga opozita.