KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Netflixi” përballet me thirrje për bojkot, pas heqjes së filmave palestinezë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > “Netflixi” përballet me thirrje për bojkot, pas heqjes së filmave palestinezë
KultureOpinionZhvillim

“Netflixi” përballet me thirrje për bojkot, pas heqjes së filmave palestinezë

Përditësimi i fundit: 31 Tetor, 2024 12:27 pm
246 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2021, “Netflixi” lansoi koleksionin “Tregime palestineze” me 32 filma, nën regji të kineastëve palestinezë ose me histori palestineze. Prej tyre, 19 tituj tash janë hequr. Për këtë veprim kanë vërshuar akuzat se kjo platformë po përkrah gjenocidin ndaj palestinezëve e thirrjet për bojkot.

“Netflixi”, për disa kohë ishte në listën e zezë nga aktivistët palestinezë dhe aleatët e tyre, por heqja e fundit e 19 filmave palestinezë ka rindezur thirrjet për bojkot të shërbimit të këtij transmetuesi, raporton “Haaretz”.

Në vitin 2021, “Netflixi” lansoi koleksionin “Tregime palestineze” me 32 filma, nën regji të kineastëve palestinezë ose me histori palestineze. Prej tyre, 19 tituj tash janë hequr.

Përderisa transmetuesi gjigant përballet me kritika për fshirjen e përmbajtjes palestineze në platformën e tij, në një deklaratë të “Netflixit” thuhet se filmat janë hequr pasi u ka skaduar e drejta e transmetimit.

“Code Pink”, organizatë majtiste kundër luftës me seli në SHBA, ka dalë me deklaratë publike në rrjetet e saj sociale, duke theksuar se prej 32 filmave sa ishin në fillim në koleksionin “Tregimet palestineze”, në “Netflix”, ka mbetur vetëm një.

“Shpalosja e tregimeve është një aspekt kyç i mbajtjes gjallë të historisë palestineze dhe ‘Netflix’ po i fshin historitë dhe perspektivat palestineze nga kultura e popullarizuar”, shkruhet në deklaratë.

Organizata inicioi peticion në faqen e saj të internetit, duke bërë thirrje për “kthimin e filmave të fshirë palestinezë”.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me vendimin e ‘Netflixit’ për të hequr nga platforma së paku 19 filma të regjisorëve palestinezë ose me rrëfime palestineze. Fshirja sistematike e zërave palestinezë e pengon publikun e gjerë ta kuptojë realitetin e okupimit brutal të Izraelit, aparteidit, spastrimit etnik dhe tani gjenocidit kundër palestinezëve”, shkruhet në deklaratë.

Deri të martën, mbi 12 mijë veta e kanë nënshkruar peticionin.

Përveç kësaj, organizata për të drejtat e njeriut “Freedom Forward” me seli në San Francisco i është adresuar “Netflixit” me letër të hapur, ku i bën thirrje “të sqarojë se përse janë njoftuar për ‘largimin së shpejti’ të së paku 19 filmave të regjisorëve palestinezë ose për palestinezët”.

Përballë reagimeve të ashpra në dy javët e fundit, kompania e transmetimit iu përgjigj pyetjeve të medieve në lidhje me akuzat, duke thënë se heqja e filmave nuk ka lidhje me ngjarjet aktuale dhe nuk ka për qëllim të pasqyrojë qëndrim politik.

“E lansuam këtë koleksion të licencuar filmash në vitin 2021 për tre vjet”, shkruhet në deklaratën e “Netflixit”. “Licencat tani kanë skaduar. Si gjithmonë, ne vazhdojmë të investojmë në një përzgjedhje të gjerë filmash dhe programesh televizive cilësore për të përmbushur kërkesat e anëtarëve tanë dhe për të promovuar zëra nga krejt bota”.

Si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së “Netflixit”, Sunjeev Bery, drejtor ekzekutiv i “Freedom Forward”, ka thënë për “Deadline” se platforma duhet t’i kthejë filmat.

“Dyshoja se ishte në lojë skadimi i licencave. Në një kohë dhimbjesh e vuajtjesh kaq të mëdha për palestinezët, duket qartë se ‘Netflix’ duhet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të ruajtur qasjen e publikut global në filmat palestinezë”, ka shkruar Bery, analist politik dhe avokat i të drejtave të njeriut. “Është e habitshme që Netflix ka heshtur për heqjen e këtyre filmave dhe nuk duket se ka bërë përpjekje për të rinovuar licencat ekzistuese”.

Në rrjete sociale janë intensifikuar thirrjet që “Netflix“ të kthejë filmat palestinezë, e disa e etiketojnë platformën si “mbështetëse të gjenocidit” dhe e akuzojnë atë për “përpjekje të hapur për ta fshirë historinë e Palestinës”.

Pos çregjistrimit, jo pak shprehin zemëratë dhe i cilësojnë veprimet e platformës si fshirje të narrativave palestineze.

Koleksioni i “Netflixit” ishte një përzierje e filmave artistikë dhe të shkurtër, shumë prej të cilëve fituan çmime në festivalet ndërkombëtare të filmit. Aty bënin pjesë “Giraffada” i Rani Massalhit, “Mars at Sunrise” i Jessica Habiet, “Divine Intervention” i Elia Souleimanit, “Like 20 Impossibles” i Annemarie Jacirit dhe “The Present” i Farah Nabulsit.

 

Marrë nga Haaretz

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë

Më 25 tetor ndryshon ora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapen 40 kg kokainë, në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë
Artikulli tjetër Trump shfaqet me kamion plehërash, pasi Bideni mbështetësit e tij i quajti “plehra”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.