Superliga e futbollit në Shqipëri do zhvillojë këtë mbrëmje dy ndeshjet e fundit për raundin e 11-të.
Në 17:00, Dinamo luan kundër Bylisit në “Elbasan Arena”, me djemtë e Ilir Dajës që si vendas kërkojnë të dalin te tri pikët pas dy barazimeve radhazi. Po në këtë orar, në “Niko Dovana” të Durrësit luhet Teuta – AF Elbasani.
Të mërkurën, Tirana humbi 3-4 me Vllazninë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, aty ku tifozët bardheblu u bënë protagonistë dhe me një flakadan dëmtuar tre nga lojtarët shkodranë, me Malën që u desh të shkonte edhe në spital për ndihmë të specializuar.
Laçi surprizoi 2-0 Egnatian, ndërsa në Korçë ishte Partizani që mposhti 0-2 Skënderbeun për të nisur “arratinë” në krye të renditjes.
Superliga, java 11-të:
E mërkurë
14:00 Tirana 3-4 Vllaznia
14:00 Laçi 2-0 Egnatia
17:00 Skënderbeu 0-2 Partizani (Bintsouka 2x)
E enjte
17:00
Dinamo – Bylis
Teuta – AF Elbasani