KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit
FokusOpinionRajoni

Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2024 8:22 am
117 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditur liderin kryesor të opozitës dhe kryetarin e Stambollit për deklarata që ai i ka cilësuar si shpifje, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu.

Këto deklarata, sipas padive, ishin bërë gjatë një tubimi protestues një ditë më parë.

Të dorëzuara më 1 nëntor, dy paditë e ndara janë ngritur ndaj Ozgur Ozel, kreut të Partisë Popullore Republikane (CHP), dhe kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Njëra padi akuzon Ozelin për “ofendim publik të presidentit” dhe për “kryerjen e krimit ndaj reputacionit dhe nderit të zyrës së presidentit”.

Tjetra padi pretendon se Imamoglu kishte bërë “akuza të pabaza, përfshirë shpifje, që shkelin të drejtat e Erdoganit” dhe se ai “ka vepruar kështu me qëllim që ta poshtërojë presidentin para publikut”.

Secila padi kërkon 30.000 dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga të akuzuarit.

Këto padi kanë për bazë deklaratat e bëra nga këta dy politikanë gjatë një proteste të enjten në Stamboll, pasi të mërkurën policia kishte arrestuar kryetarin e qarkut Esenjurt të Stambollit, nën pretendime se kishte lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, parti e ndaluar në Turqi.

Nuk është e qartë se cilat deklarata nxitën këto padi, por Ozer, i cili mori udhëheqjen e CHP-së një vit më parë, u përgjigj menjëherë.

Erdogani “pretendon se është ofenduar, por asnjë ofendim nuk është bërë. Ai tenton ta bëjë veten viktimë… dhe ai është që ofendoi dhe viktimizoi Esenjurtin” duke arrestuar kryetarin, tha ai për gazetarët.

Imamaoglu, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit më 2019, shpesh portretizohet si rivali më i madh politik i Erdoganit dhe pritet që të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Ai konsiderohet si një nga politikanët më popullor në Turqi.

Dy vjet më parë, Imamogu ishte paditur për shpifje, pasi i kishte përshkruar zyrtarët zgjedhorë të Stambollit si “idiotë” gjatë zgjedhjeve për kryetar të Stambollit më 2019.

Një gjykatë e gjeti atë fajtor dhe e dënoi me pothuajse tre vjet burgim dhe e ndaloi që të merrte pjesë në jetën politike gjatë kohëzgjatjes së dënimit. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

Imamoglu e ka apeluar këtë vendim, teksa ka vazhduar të shërbejë si kryetar i Stambollit.

Atëbotë, Erdogani kishte insistuar se nuk kishte gisht në këtë rast.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekspertët amerikanë: Fushatat ruse të dezinformimit krijojnë ‘klimë kaosi’
Artikulli tjetër Florida, 2 viktima dhe 6 të plagosur nga një sulm me armë zjarri gjatë festës së Halloween-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.