KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së
OpinionRajoniZhvillim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2024 7:07 am
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është përplasur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksokin.

“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vit të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Bogovinë.

Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi Ahmeti.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski para mediave komentoi deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”, u përgjigj kryeministri.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një status në rrjetin social Facebook, ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por t’i ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024.

Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSHnë, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22 vite në koalicionet tona të përbashkëta.

Përgjegjësitë, të bërat e të pabërat, i kemi ndarë bashkë. Ne nuk kemi ndryshuar në qëndrimet tona, por të gjithë të tjerët kanë ndryshuar në qëndrimet e tyre varësisht të rrethanave, a janë me ne në koalicion ose jo.

Prandaj, ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për ti ikur asnjë përgjegjësie të sajuar në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila gjithëmonë është ndarë me ju, por për ta respektuar votën e sovranit, për ta ndaluar nënçmimin e shqiptarëve, për ta integruar vendin në Bashkimin Europian, për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesit të privatizimit, si dhe drejtësi joselektive të monitoruar ndërkombëtarisht”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë

Rrëzohe një helikopter privat në Sifnos të Greqisë/ Tre viktima

Thellohet kriza politike në Kosovë për shkak të presidentit

A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria dhe Bosnja mbyllën institucionet e kulturës për një të ardhme më të mirë?
Artikulli tjetër Thirrjet nacionaliste kundër Kosovës, UEFA dënon Serbinë me gjobë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Negociatat me Iranin/ Trump kërcënon Omanin
Aktuale Analize Bota Koment Politike 17 Gusht, 2026
Masakër në Spanjë/ Katër të vrarë në një përplasje mes bandave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 17 Gusht, 2026
Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale Sporti 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.