Nedim Bajrami ishte sërish protagonist për skuadrën e Rangers.
Futbollisti kuqezi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e kupës së ligës, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 81-të në takimin, ndaj Motherwell.
Pas disavantazhit në pjesën e parë, Rangers realizoi dy gola në fraksionin e dytë dhe goli i Bajramit e dërgoi skuadrën në finale.
Gjithashtu, mesfushori kuqezi shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të Rangers në kampionat ndaj Aberdeen.