KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare
AnalizeOpinionPolitike

Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2024 10:55 am
131 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dhënë “një mandat të pabesueshëm dhe të fuqishëm”.

“Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë,” tha Trump, duke ripërsëritur premtimet e fushatës se do të punonte për të bërë Amerikën të madhe përsëri.

Rezultati përfundimtar nuk ka dalë ende, por siç raporton BBC, nga shtatë shtetet vendimtare, Trump fitoi Karolinën e Veriut, Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Ëisconsin, ndërsa është në avantazh edhe në Michigan, Nevada dhe Arizona.

Kandidatja e Demokratëve, zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk u është drejtuar ende mbështetësve të saj me një fjalim, por simpatizanët e dëshpëruar lanë festën e saj shumë orë përpara se të dilte rezultati përfundimtar.

Fitorja e Trump u prit me entuziazëm të ngjashëm si nga mazhoranca , ashtu edhe nga opozita në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama postoi në platformën X një foto nga zyra e tij duke parë live fjalimin e fitores së Trump, shoqëruar me një mesazh urimi për “këtë fitore të jashtëzakonshme”.

“Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkroi Rama.

Ndërsa kreu i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi fitoren e tij një “triumf” dhe i kushtoi një mesazh më të gjatë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke cilësuan Partinë Demokratike që ai drejton “simotër” të Partisë Repubikane të Trump.

“Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë…,” shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

Gjatë administratës së Joe Biden, Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa prej muajsh gjendet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit. Një urim për Trump erdhi dhe nga burgu 313 nënshkruar nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili gjendet në arrest i akuzuar për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.

“Triumfi juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës përcjellë nga zyra e shtypit e Partisë së Lirisë që ai drejton.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetarët protestojnë për jetë të sigurt
Artikulli tjetër Kostot dhe rreziqet e rrugëtimit të paligjshëm drejt Anglisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.