KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte dhe spastrim etnik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte dhe spastrim etnik
AktualeBotaOpinion

“Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte dhe spastrim etnik

Përditësimi i fundit: 15 Nëntor, 2024 9:52 am
117 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në Gazë dhe Liban, organizata “Human Rights Watch” publikoi sot një raport që akuzon Izraelin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas saj, dëbimi i detyruar i popullsisë palestineze në Gazë ishte i gjerë, sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore të Izraelit. Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë komentuar rreth raportit, por në të kaluarën kanë thënë se operacionet e tyre ushtarake janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Organizata ‘Human Rights Watch’ në një raport të publikuar të enjten thotë se përmes politikës së dëbimit dhe zhvendosjes së civilëve në Gazë, autoritetet izraelite po “kryejnë krimin e luftës të dëbimit të detyruar” dhe se këto veprime “duket se përputhen me përkufizimin e spastrimit etnik” në pjesët e Rripit të Gazës ku palestinezët nuk do të mund të kthehen.

“’Human Rights Watch’ arrin në përfundim se dëbimi i detyruar ka ndodhur gjithandej dhe provat tregojnë që ishte sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore. Veprime të tilla përbëjnë krim kundër njerëzimit”, thuhet në raport.

“Raporti dokumenton me detaje se si autoritetet izraelite kanë kryer zhvendosjen në masë dhe të qëllimshme të civilëve palestinezë në Gazë gjatë 10 muajve të parë të luftimeve,” thotë zëvendësdrejtori i organizatës për Lindjen e Mesme, Adam Coogle.

“Izraeli pretendon se ka krijuar një sistem evakuimi për t’u lejuar palestinesëve, civilëve në Gazë, të kërkojnë siguri. Por për të lëvizur popullatën civile, duhet përmbushur disa kushte. Fillimisht, masat duhet të jenë të përkohshme, vetëm deri në përfundim të luftimeve. Së dyti, civilët duhet të drejtohen tyek vendet më të sigurta ku përmbushen nevojat e tyre thelbësore humanitare. Dhe së treti, civilët mund të evakuohen kur ekziston një nevojë serioze ushtarake. Në këto tri pika raporti ynë tregon se Izraeli ka dështuar të përmbushë detyrimin e tij. Andaj, po ata po kryejnë një zhvendosje të detyruar, e cila meqë është zbatim i politikës shtetërore, përbën krim kundër njerëzimit”, thotë ai.

Ushtria dhe zyrtarët shtetërorë në Izrael nuk kanë reaguar ende për gjetjet e organizatës me seli në Nju Jork, që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në zonat e konflikteve, por në të kaluarën autoritetet izraelite kanë thënë se operacionet ushtarake janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Izraeli thotë se zhvendosja e civilëve në Gazë ishte e domosdoshme për t’i mbrojtur ata nga luftimet, apo për të arritur objektivat ushtarake.

“Qeveria izraelite nuk mund të pretendojë se po i mban palestinezët të sigurt kur i vret ata nëpër rrugët përmes të cilave duhet të largohen, ndërkohë që bombardon të ashtuquajturat zona të sigurta dhe derisa u ndërpret ushqimin, ujin dhe u mohon kushtet sanitare”, deklaroi hulumtuesja e raportit, Nadia Hardman. Sipas saj, “duke rrafshuar çdo gjë, Izraeli duket se ka shkelur detyrimin e tij që palestinezët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Raporti, sipas ‘Human Rights Watch’ është bazuar në intervista me banorët e zhvendosur të Gazës, pamje satelitore dhe raportimet publike të kryera deri në muajin gusht të këtij viti.

Sulmi i Izraelit në Gazë ka vrarë 43,000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, të cilët nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve të vrarë. Rreth 90 për qind e popullsisë së enklavës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre janë zhvendosur disa herë gjatë luftës 14 mujore. Ofensiva e Izraelit llogaritet se ka shkatërruar apo dëmtuar rreth dy të tretat e shtëpive dhe ndërtesave në Gazë, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Lufta në Gazë u nxit nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite. Militantët palestinezë vranë rreth 1200 persona dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se nuk ka vënë në shënjestër me qëllim civilët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e tyre, duke thënë se militantët fshihen në mesin e civilëve dhe operojnë në zonat e banimit.

Banorët e Gazës thanë se raporti që dokumenton shkeljet e Izraelit është i vonuar.

“Dje u vranë 20, një ditë më parë 30, çdo ditë vriten 30, apo 100 vetë. Çfarë të them? A nuk po e sheh bota se çfarë po ndodh? E tërë bota e sheh se çfarë po ndodh në Gazë, por të gjithë janë të heshtur dhe po kthejnë kokën anash. Askujt nuk i intereson për ne”, thotë palestinezja e zhvendosur, Hajjah Umm Yaquob.

Ndërkohë Izraeli sot lejoi futjen e 15 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Gazës, ku gjatë muajit të fundit Izraeli po zhvillon një ofensivë të re për të pamundësuar rigrupimin e militantëve të Hamasit, sipas zyrtarëve izraelitë, të cilët po përballen me kritika nga organizatat e ndihmave dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas punonjësve humanitarë banorët e kësaj pjese të Gazës po rrezikohen nga uria për shkak të pengesave për dërgimin e ndihmave.

Izraeli vazhdoi të enjten sulme ndaj pjesëve periferike të Bejrutit dhe në pjesën jugore të Libanit, të kontrolluara nga grupi militant Hezbollah.

Që nga shpërthimi i përplasjeve para një viti ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3 mijë personave, sipas autoriteteve shëndetësore. Ndërkohë që sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit kanë shkaktuar vdekjen e rreth 100 civilëve dhe ushtarëve kryesisht në pjesën veriore të vendit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DW: “Rrezikohet integriteti i zgjedhjeve në Gjermani, se mungon koha”?
Artikulli tjetër Protesta në Paris, qytetarët kundër ndeshjes me Izraelin!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.