Nga sot hyn në fuqi urdhri në Kosovë për automjetet që duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe jo verore.
Sipas urdhrit, gomat e dimrit në Kosovës duhet të mbahen në përdorim deri në datë 15 Mars 2025.
Ndërkohë edhe për shkak të kushteve të motit, policia u kishte bërë apel më herët qytetarëve që të vendosin gomat dimërore.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, u theksua në këtë kërkesën e policisë.