KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulm në qendër të Bejrutit, vritet zëdhënësi i Hezbollahut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Sulm në qendër të Bejrutit, vritet zëdhënësi i Hezbollahut
Bota

Sulm në qendër të Bejrutit, vritet zëdhënësi i Hezbollahut

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2024 9:28 am
119 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë një sulmi të rrallë ajror izraelit në qendër të Bejrutit është vrarë zëdhënësi kryesor i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Kështu konfirmoi një zyrtar i Hezbollahut, grupit që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listë të zezë krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Vrasja e këtij zyrtari të lartë të Hezbollahut ndodhi në kohën kur zyrtarët libanezë janë duke e shqyrtuar një propozim për armëpushim, të mbështetur nga SHBA-ja.

Mohammed Afif, kreu për komunikim me media i Hezbollahut, u vra gjatë një sulmi ndaj zyrave të partisë socialiste arabe, Baath, në qendër të Bejrutit, tha zyrtari i Hezbolllahut, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar që të fliste për mediat.

Afif kishte qenë mjaft aktiv në media që kur janë intensifikuar këmbimet e zjarrit mes Hezbollahut dhe Izraelit shtatorin e këtij viti.

Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të lartë të Hezbollahut, përfshirë edhe udhëheqësin e grupit, Hassan Nasreallah.

Nuk kishte paralajmërime nga Izraeli për evakuim para sulmit të kryer në qendër të Bejrutit, ndërkaq Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast.

Izraeli po ashtu më 17 nëntor ka sulmuar edhe disa ndërtesa në periferitë jugore të Bejrutit, ku Hezbollahu ka selinë. Para se të kryheshin sulmet në periferi të Bejrutit, Izraeli kishte lëshuar urdhra për evakuimin e civilëve.

Hezbollahu dhe Izraeli nisën të këmbenin zjarr në kufi tetorin e vit të kaluar, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban që nga 23 shtatori dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore.

Autoritetet libaneze kanë thënë se më shumë se 3.452 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar dhe shumica e viktimave janë regjistruar që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, Izraeli ka raportuar për 48 të vrarë gjatë luftimeve me Hezbollahun.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit

Presidenti amerikan hap “Trump TV”, pas bojkotit të rrjeteve amerikane

Putini fitoi zgjedhjet, ku nuk u lejuan kundërshtarët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Laboratori i drogës në Fushë Krujë, kokaina e fshehur në 850 lëkura kafshësh
Artikulli tjetër Gjermania do të zbatojë ndalimin e rreptë të armëve të ftohta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 22 Shtator, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.