“Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë“, tha Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit për çështjet ndërkombëtare të dhomës së sipërme ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë.