KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia e Kosovës gjen të groposura armë, municion dhe uniforma ushtarake, në veri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia e Kosovës gjen të groposura armë, municion dhe uniforma ushtarake, në veri
AktualeFokusRajoni

Policia e Kosovës gjen të groposura armë, municion dhe uniforma ushtarake, në veri

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2024 9:56 am
126 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një fshat të Komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, Policia ishte duke kërkuar një të dyshuar, të identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge të gjetur në fshatin Qukiq disa vjet më parë, kur në lokacionin ku dyshohej se gjendej ai, u gjet armatim.

“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, u tha në njoftim.

Policia tha se gjatë kontrollit edhe në tri vende të tjera janë gjetur të groposura edhe pajisje të tjera ushtarake.

Policia tha se gjeti uniforma ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelekë taktikë, gazmaska, një tytë të pistoletës, një palë pranga dhe 1.471 të kalibrave të ndryshëm.

Një ditë më herët, Policia e Kosovës po ashtu njoftoi se gjeti një sasi të konsiderueshme të armatimit gjatë kontrolleve në Zveçan.

Policia tha se ky rast ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet të jetë i lidhur me rastin Banjska. Në shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Që nga sulmi në Banjskë, Policia ka njoftuar disa herë për gjetjen e armatimit dhe uniformave ushtarake në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Po ashtu, në veri të Kosovë viteve të fundit autoritetet kanë njoftuar për gjetjen dhe shkatërrimin e disa laboratorëve të drogës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erdogan kundër SHBA-ve: Raketat në Ukrainë, lojë me zjarrin
Artikulli tjetër Europa gati për luftë! NATO mobilizon 800 mijë trupa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 16 Gusht, 2026
Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.