KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, rriten sërish aplikimet për azil
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, rriten sërish aplikimet për azil
AnalizeKryesoreSociale

Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, rriten sërish aplikimet për azil

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2024 11:07 am
125 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas një ngadalësimi disa mujor, aplikimet për azil kanë shënuar një tendencë të lehtë rritjeje në verë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në muajin gusht u shënuan gjithsej 590 kërkesa për azil në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga muaji maj.

Gjithsesi, kërkesat për azil vijojnë të mbeten të ulëta në raport me vitet e mëparshme. Sipas Eurostat, për periudhën janar-gusht u regjistruan gjithsej 4900 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë, me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pothuajse sa gjysma e vitit 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i viteve të fundit.

Shtetet më të preferuara për azil mbeten Franca, e ndjekur nga Gjermania e Italia.

Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.

69 270 kërkesa për azil në gusht 2024 në BE

Në gusht 2024, 69 270 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej gati një çerek (24.8%) krahasuar me gushtin 2023 (92 055).

69 270 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24.8 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë. Aplikimet përsëritëse patën një rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë, duke regjistruar në total 6,285 aplikime.

Në gusht 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (13 340 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 605) dhe venezuelasit (4 690).

Gjermania (18 425), Spanja (10 580), Franca (10 035) dhe Italia (9 620) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 70% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.

Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në gusht 2024 ishte 15.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (59.9), përpara Irlandës (31.5).

Gjithsej 2 980 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 090), Afganistani (360), Egjipti (275) dhe Somalia (225).

Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (715), e ndjekur nga Bullgaria (480), Holanda (440), Greqia (365) dhe Belgjika (230).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj
Artikulli tjetër Protestë për vrasjen e Martin Canit, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.