GJKKO ka vendosur të shtyjë për më 16 dhejtor, seancën paraprake për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj foli për gazetarët pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për ish kryeministrin ku njoftoi të gjithë demokratët dhe jo vetëm se në Gjykatën e Strasburgut, çështja e Berishës është konsideruara prioritare dhe i janë drejtuar shtetit shqiptar për procesin e parregullt.
“Gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.
Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet.”
Edhe Berisha më herët në një konferencë me gazetarët tha se rasti i tij është klasifikuar si i rëndësishëm nga Gjykata e Strasburgut, pa pritur shterim të mjeteve të brendshme.
“Gjykata e Strasburgut klasifikon rastin Berisha si “leading”, të rëndësishëm, kanë komunikuar shumë pejt këtë njoftim pa pritur shterim të mjeteve të brendshme. U jam shumë mirënjohës kësaj gjykate që është edhe garantë kryesore e të drejtave të njeriut
Avokatët e mi do të paraqesin aty të vërtetat e shndërrimit të drejtësisë në armë.
Marrë nga Newsbomb