“Shumë njerëz në Kanada do të donin të ishin shteti i 51-të.”
Kështu u shpreh presidenti iz gjedhur amerikan, Donald Trump në një postim të tij në platformën sociale, “Truth” pas dorëheqjes së kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
“SHBA nuk mund të vuajë më deficitet masive tregtare dhe subvencioneve, që Kanadasë i duhen për të qëndruar në këmbë.
Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”, nënvizoi presidenti i zgjedhur, duke përsëritur se “nëse Kanadaja bashkohej me Shtetet e Bashkuara, nuk do të kishte tarifa, taksat do të uleshin ndjeshëm dhe ata do të ishin plotësisht të sigurt nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht.”
‘Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishim!’, përmbylli reagimin e tij, Donald Trump.
Marrë nga Associated Press