KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpalli zyrtarisht fitoren e Trump-it. Pak nënkryetarë kanë qenë në pozicionin e Kamala Harris
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpalli zyrtarisht fitoren e Trump-it. Pak nënkryetarë kanë qenë në pozicionin e Kamala Harris
AktualeBotaOpinionPolitike

Shpalli zyrtarisht fitoren e Trump-it. Pak nënkryetarë kanë qenë në pozicionin e Kamala Harris

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 9:43 am
137 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është personi që zyrtarisht shpalli fitoren e rivalit të saj në zgjedhjet e 2024, Donald Trump. Ditën e sotme Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e Donald Trump. Ndërkohë mediat raportojnë se është relativisht e rrallë që një nënkryetare në detyrë të marrë nominimin presidencial të partisë, të humbasë zgjedhjet dhe në fund të vërtetojë humbjen e saj.

Harris përjetoi një nga përvojat e rralla në politikën amerikane, por edhe një nga funksionet më të rëndësishme në transferimin paqësor të pushtetit. Tre nënkryetarë të tjerë e “duruan” këtë fazë ndërsa një tjetër nënkryetar e anashkaloi numërimin.

Në 1861, Zëvendës Presidenti John Breckinridge, i cili humbi zgjedhjet e 1860, mbikëqyri numërimin e votave elektorale që e bënë Abraham Lincoln president, në një kohë kur shtetet jugore u shkëputën nga vendi në vend që të pranonin fitoren e Linkolnit në 1860.

Zëvendëspresidenti Richard Nixon humbi ngushtë zgjedhjet e vitit 1960 nga John F. Kennedy dhe mbikëqyri numërimin e votave elektorale në 1961. Nixon do të kthehej në fitore tetë vjet më vonë.
Zëvendëspresidenti Hubert Humphrey, të cilin Nixon e mundi në 1968, anashkaloi numërimin e votave elektorale që konfirmuan fitoren e Nixon në 1969 për të marrë pjesë në një funeral.

Zëvendëspresidenti Al Gore fitoi votën popullore, por humbi zgjedhjet në vitin 2000 pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Lartë dhe ai mbikëqyri numërimin e votave elektorale në 2001 që e bëri George W. Bush president.

Katër vjet më parë, nënpresidenti Mike Pence mbikëqyri numërimin e votave që konfirmuan humbjen e tij në një përpjekje për t’u rizgjedhur në zëvendëspresident, që është disi ndryshe nga të qenit në krye të biletës. Pence, megjithatë, refuzoi të pajtohej me kërkesën e Trump që ai të mund të refuzonte votat elektorale në shtetet kyçe që Trump humbi ndaj Joe Biden.

Trump dhe Vance fituan zgjedhjet e vitit 2024 me 312 vota elektorale. Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, morën 226 vota elektorale. Harris regjistroi një video-mesazh që u publikua përpara certifikimit ku u shpreh se transferimi paqësor i pushtetit është një nga parimet më themelore të demokracisë amerikane.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nisin zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit
Artikulli tjetër Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë, në Gjermani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.