KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: Nëse Hamasi nuk liron pengjet, përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Trump: Nëse Hamasi nuk liron pengjet, përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme
BotaOpinionPolitike

Trump: Nëse Hamasi nuk liron pengjet, përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 9:14 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Ai shpjegoi qëndrimin e tij lidhur me çështjet kyçe të politikës së jashtme ndërsa merr drejtimin e Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më shumë se një vit më parë, duke thënë prerazi gjashtë herë se në kundërtën “tmerri do të pasojë”.

Sulmi brutal terrorist i grupit militant palestinez ndaj popullsisë civile në Izrael shkaktoi një konflikt të ashpër që ka nxitur trazira në rajon dhe shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.

Përpara konferencës së shtypit, i dërguari i tij special për Lindjen e Mesme i informoi gazetarët lidhur me bisedimet e tij të fundit të nivelit të lartë në rajon, duke thënë se ishte “në prag të arritjes së një marrëveshjeje” dhe se do të kthehej në rajon gjatë ditëve në vazhdim.

“Nuk dua t’i dëmtoj negociatat tuaja”, i tha zoti Trump të dërguarit Steve Witkoff. “Por nëse ata nuk lirohen përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme dhe nuk do të jetë një situatë e mirë për Hamasin, dhe sinqerisht për askënd”.

Sa i përket Ukrainës, zoti Trump shprehu interes për t’u takuar me udhëheqësin rus dhe përsëriti zotimin e tij për të “zgjidhur” konfliktin në Ukrainë. Zoti Trump nuk ka shpjeguar se si do ta bënte këtë.

Kur u pyet për një kërkesë kyçe të planit të paqes të Ukrainës, që ky vend të lejohet t’i bashkohet NATO-s, zoti Trump tha: “Pikëpamja ime është se gjithmonë ka qenë e kuptueshme” se Ukraina nuk do të pranohet në aleancë.

POLITIKA E JASHTME

Zoti Trump nuk ka thënë se si Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Groenlandës, ishullit të madh që është një territor autonom i Danimarkës. Të martën, ai përsëriti qëndrimin e tij se marrja e kontrollit është pjesë e sigurisë ekonomike.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse ai do të angazhohej që të mos përdorte forcën ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë, zoti Trump u përgjigj: “Nuk mund t’ju siguroj për asnjërën nga këto të dyja”.

Zoti Trump e ka akuzuar Panamanë për shkeljen e traktatit sipas të cilit Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga kontrolli i kanalit të famshëm më shumë se katër dekada më parë, nën presidentin e atëhershëm Jimmy Carter.

“Dhënia e kontrollit të kanalit Pamasë ishte një gabim shumë i madh”, tha zoti Trump. “Dhënia e kontrollit në atë mënyrë ishte e pafalshme dhe besoj se kjo është arsyeja pse Jimmy Carter i humbi zgjedhjet.”

Zoti Trump tha se do të “merrte vendime për falje të mëdha” në ditën e parë të marrjes së detyrës. Ai u pyet lidhur me zotimet e mëparshme për faljen e disa prej më shumë se 1500 individëve të akuzuar për krime në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit. Presidenti i ardhshëm përsëriti gjithashtu angazhimet e bëra në të kaluarën lidhur me eliminimin e ‘katrahurës’ së rregulloreve mjedisore për të lehtësuar investimet.

Zoti Trump përsëriti zotimin për nxjerrjen e naftës në vend, duke anuluar urdhrat e fundit të Presidentit Biden për ndalimin e shpimeve në zonat bregdetare. Ai e akuzoi Presidentin Biden për dëmtimin e politikave të jashtme, duke thënë se, “Po marr pushtetin ndërsa bota po digjet”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të plagosur

Mungesa e karburanteve – shkurtimet dhe shtrenjtimet

Rusia bllokon naftën kazake për Berlinin

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram
Artikulli tjetër Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, mes tyre edhe një shqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush e udhëheq Iranin?
Aktuale Analize Bota Politike 23 Prill, 2026
BE çertifikon protokollin Rama-Meloni
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja
Analize Kryesore Kulture Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.