Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka publikuar një foto të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ku ka kapur një detaj pikant.
Ministri i Mbrojtjes gjatë një inspektimi në terren, në ambientet e Forcave të Armatosura, është fotografuar duke shikuar me dylbi, por kapakët e dylbive janë të mbyllura.
“Ministri i Mbrojtjes…”po sheh” me dylbi pa i hequr kapakët dylbive!
Vetëm me këta ministra Rama mund të shfaqet si më i dituri i tufës…”, shkruan me irononi Paloka në Facebook.