KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2025 8:07 am
96 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë kanë efekt përhapës në rajon, thotë një raport i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Sipas dokumentit, kjo ka prodhuar ngërç edhe në adresimin e çështjeve të tjera midis të dyja vendeve, sikurse ballafaqimi me të kaluarën

Procesi i Berlinit duhet të shërbejë si platformë për ta adresuar konfliktin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë, rekomandohet në raportin e publikuar këtë javë nga “Forumi i Shoqërisë Civile në Procesin e Berlinit” si dhe instituti “Aspen”, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.

“Theksi më i madh të jetë në nxitjen dhe ndikimin e marrëdhënieve dypalëshe brenda kornizave të Procesit të Berlinit dhe anëtarësimit në BE. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për sa i përket mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Procesi i Berlinit mund të shërbejë si një platformë tjetër ku mund të adresohet konflikti i vazhdueshëm midis të dyja vendeve”, shkruan në këtë raport.

Në dokument përmendet edhe ndikimi që kanë tensionet Kosovë-Serbi në sigurinë e përgjithshme të Ballkanit Perëndimor dhe ballafaqimin me të kaluarën.

“Tensionet e vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës kanë një efekt përhapës në rajon, ndërsa ndryshimet e fundit në Mal të Zi ngrenë shqetësime të reja rreth qëndrimit të vendit ndaj pajtimit. Sfidat në këtë fushë janë intensifikuar gjatë dekadës së fundit, me disa vende, si Kosova dhe Serbia, duke e bërë të rrezikshme adresimin publik të viktimave të kombësive të tjera. Zvogëlimi i hapësirës për shoqërinë civile që punon në Ballkanin Perëndimor është një prirje e vazhdueshme”, thuhet aty.

Sipas këtij dokumenti, qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë hezituar të trajtojnë në mënyrë adekuate çështjet e së kaluarës dhe të punojnë për pajtimin, pavarësisht se këto janë vendimtare për nxitjen e një të ardhmeje të qëndrueshme me marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Grupet e viktimave, shpesh të anashkaluara në zhvillimin e ligjit dhe politikave, janë gjithashtu kritike. Një pjesëmarrës theksoi se ka ‘keqpërdorim të viktimave nga të gjitha anët nga institucionet shtetërore’, ndërsa një tjetër vuri në dukje natyrën ‘e mbyllur’ të dialogut me OSHC-të, duke theksuar se pajtimi kërkon një proces të hapur dialogu që përfshin diskutime kombëtare dhe rajonale”, shkruan në raport.

Sfida të rëndësishme paraqesin edhe rekomandimet që fokusohen në arsim, si krijimi i një programi rajonal “Erasmus” dhe zhvillimi i teksteve të përbashkëta të historisë.

“Për shembull, mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe ngurrimi i qeverive të Ballkanit Perëndimor për të pranuar veprimet e kaluara nga forcat dhe udhëheqësit e tyre, e ndërlikojnë krijimin e teksteve të përbashkëta të historisë. BE-ja dhe institucionet e saj do të duhet të luajnë një rol më të madh, duke ushtruar ndikim dhe presion për të kapërcyer këto pengesa”, është rekomanduar në raport.

Forcimi i angazhimit politik për bashkëpunim rajonal është imperativ për Ballkanin Perëndimor, shkruan në këtë dokument.

“Qeveritë në rajon duhet të kenë përparësi dhe të marrin pjesë aktive në iniciativat rajonale, duke shfaqur një angazhim kolektiv ndaj BE-së. Ky veprim mund të përfshijë takime të rregullta të nivelit të lartë, projekte bashkëpunuese dhe korniza të përbashkëta politikash. Angazhimi politik i shtuar do të nxisë besimin, do të ulë tensionet rajonale dhe do të paraqesë një rajon më koheziv dhe më të qëndrueshëm për BE-në, duke përshpejtuar kështu procesin e integrimit”, shkruan në raportin, i cili ka përfshirë edhe diskutimet e zhvilluara me rastin e edicionit të dhjetë të Procesit të Berlinit, mbajtur më 9-11 tetor 2024.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes vetëm me letërnjoftim, i nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, konsiderohet si jetik veçanërisht për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Edhe pse Bosnjë-Hercegovina nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për shkak të pengesave nga entiteti i Republikës Srpska, nga 1 janari i këtij viti Kosova ua mundësoi qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftime.

Aktualisht, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Lidershipi i ri së fundi emëroi edhe pasardhësin e emisarit, Miroslav Lajçak. Nga e shtuna në këtë pozitë është danezi, Peter Sorensen.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rumania në alarm, 22 persona humbin jetën si pasojë e gripit
Artikulli tjetër Ekonomistët, mendime të ndryshme mbi ndikimin e tarifave në ekonominë amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.