I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka mbërritur të mërkurën në Kiev, ku pritet të ketë një takim të planifikuar me presidentin, Volodymyr Zelensky.
“Ne do të dëgjojmë. Ne jemi gati të ofrojmë atë që nevojitet. Ne e kuptojmë nevojën për garanci sigurie Një pjesë e misionit tim është të dëgjoj”, është shprehur ai.
“Më pas do të kthehem në Shtetet e Bashkuara, do të flas me presidentin Trump, sekretarin Rubio, pjesën tjetër të ekipit. Vetëm për t’u siguruar që të bëjmë gjithçka mirë”, ka shtuar Kellogg.
E presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar për këtë Ukrainën, duke thënë në një konferencë për media të martën se shteti mund ta kishte zgjidhur çështjen vite më parë, pa pasur nevojë për humbje jete dhe pa humbur shumë tokë.
Marrë nga BBC