Pas rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christine dhe Brian Templeton nga “Rent The Chicken” in Goffstown, New Hampshire, kanë ofruar një zgjidhje unike, dhënien me qira të pulave, për shkak të shtrenjtimit të madh të vezëve.
Për rreth 600 dollarë për gjashtë muaj, dy pula mund të prodhojnë deri në 12 vezë në javë.
Shumë konsumatorë lidhen emocionalisht me pulat dhe zgjedhin t’i mbajnë ato. Derisa mungesa e vezëve vazhdon, biznesi i tyre është duke u popullarizuar si alternativë e përballueshme dhe e qëndrueshme.
Marrë nga BBC