Pas zjarrit që ra në klubin e natës ‘Pulse’ një ditë më parë në Koçan, ku vdiqën 59 të rinj qytetarët kanë paralajmëruar protestë për jetët e humbura.
Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta do të mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit në Koçan
“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.
Marrë nga Shqiptarja.com