KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fitimi i sektorit bankar e nis me rënie vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fitimi i sektorit bankar e nis me rënie vitin 2025
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Fitimi i sektorit bankar e nis me rënie vitin 2025

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2025 12:26 pm
229 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori bankar e ka nisur me rezultat financiar pozitiv edhe vitin 2025, por megjithatë përfitueshmëria ka filluar të shfaqë shenja rënieje.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në standardet lokale të mbikëqyrjes, tregojnë se për muajin janar fitimi neto i sektorit bankar kishte vlerën e 3.47 miliardë lekëve, në rënie me 6.2% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Në rënie ishin edhe treguesit kryesorë të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali aksioner zbriti në 19.18, nga 22.52% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet ra në 1.98%, nga 2.25% që kishte qenë në janarin e vitit të kaluar.

Rënia e fitimeve dhe e treguesve të rentabilitetit po reflekton rënien e normave të interesit. Vitin e kaluar, si Banka e Shqipërisë, ashtu edhe Banka Qendrore Europiane nisën uljen e normave të interesit, pas rritjes së tyre të shpejtë në periudhën 2022-2023.

Pikërisht rritja e normave të interesit kishte qenë një ndër faktorët që nxitën rritjen e fitimeve të bankave në vitet e fundit. Por, kthimi i normave në ciklin rënës po jep efektin e kundërt dhe fitimet e sektorit bankar kanë pësuar rënie në fillim të 2025.

Në mesin e muajit muajit mars, Euribori 12-mujor ishte në nivelin 2.43%, nga 3.71% që kishte qenë një vit më parë. Ulja e Euriborit reflektohet automatikisht në normat e interesit të kredive me interesa të ndryshueshme në euro.

Një tendencë e ngjashme po ndodh edhe me treguesit benchmark në lekë. Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e fundit ra në 2.73%, nga 3.61% që kishte qenë një vit më parë.

Përfitueshmëria e sektorit bankar kundrejt kapitalit aksioner të investuar kishte pësuar rënie qysh vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat paraprake dhe të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për vitin 2024 treguesi kryesor i rentabilitetit, kthimi nga kapitali aksioner ra në 19.34%, nga 22.17% që kishte qenë një vit më parë.

Zmadhimi i kapitalit të sektorit, i lidhur kryesisht me kërkesat gjithnjë e më të shtrënguara rregullatore të Bankës së Shqipërisë, ka bërë që norma e kthimit nga kapitali në nivel mesatar të bjerë.

Pas pandemisë, sektori bankar në vend ka ndjekur një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aseteve, zgjerim i kreditimit të ekonomisë, ulje e raportit të kredive me probleme dhe përmirësim i rezultatit financiar.

Në veçanti, rritja e fitimeve, veç efektit kalimtar të normave të interesit, i detyrohet zgjerimit të sektorit, një oreksi më të për rrezik, uljes së raportit të kredive me probleme dhe një kërkesë në rritje nga sektori privat për hua.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kumbari i DOGE – Kush është Peter Thiel, njeriu që ngriti Elon Musk dhe JD Vance
Artikulli tjetër Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Tetor, 2026
Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.