KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Armët zanore të përdorura në tubimin e Beogradit, protestuesit kërkojnë investigim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Armët zanore të përdorura në tubimin e Beogradit, protestuesit kërkojnë investigim
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Armët zanore të përdorura në tubimin e Beogradit, protestuesit kërkojnë investigim

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 9:57 am
146 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Thirrjet u shtuan në Serbi për një hetim të pavarur mbi raportet se forcat e sigurisë përdorën një armë zanore të ndaluar kundër turmave në një tubim të madh paqësor kundër korrupsionit fundjavën e kaluar, megjithëse autoritetet e mohuan me forcë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e opozitës në Serbi pretendojnë se një armë e tillë, e cila lëshon një rreze të drejtuar për të paaftësuar përkohësisht njerëzit, u përdor në protestën e së shtunës, edhe pse ajo është e ndaluar në Serbi.

Ata thanë se do të paraqesin padi në gjykata ndërkombëtare dhe vendase kundër atyre që urdhëruan sulmin.
Presidenti autoritar dhe pro-rus i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish se pajisja e kontrollit të turmave ishte përdorur, duke e quajtur atë një “gënjeshtër të ligë” të synuar për të “shkatërruar Serbinë.”

Ai tha se së shpejti do të ftojë Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) dhe gjithashtu Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) për të hetuar pretendimet.

“Është e rëndësishme që historia të shohë se si ata gënjyen,” tha ai, duke iu referuar atyre që pretendojnë se u përdor arma zanore.

Zyrtarët serbë kanë pranuar në mënyrë të tërthortë se policia kishte shtuar armën e kontrollit të turmave në arsenalin e saj rreth dy vjet më parë, por këmbëngulin se ajo nuk u përdor gjatë protestës së së shtunës.

Në peticionin e saj online, të nënshkruar nga mbi gjysmë milioni njerëz, lëvizja opozitare “Ndryshimi” i kërkoi Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë një hetim të pavarur “për përdorimin e një arme zanore më 15 mars kundër protestuesve paqësorë në Beograd.”

Peticionit kërkon që hetimi “të përfshijë aspektet mjekësore, ligjore dhe teknike të ndikimit të saj në shëndet dhe të drejtat e njeriut.”

Ish-presidenti serb Boris Tadiç gjithashtu tha se “do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për të përcaktuar të vërtetën rreth ngjarjeve që shkaktuan një shkelje të rëndë të sigurisë publike dhe rrezikuan shëndetin dhe jetën e qytetarëve serbë në protestën e së shtunës.”

Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar kundër vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe në një stacion treni më 1 nëntor. Demonstratat pothuajse të përditshme që nisën si përgjigje ndaj tragjedisë kanë tronditur pushtetin dhjetëvjeçar të Vuçiçit, me shumë që fajësojnë aksidentin për korrupsionin e përhapur në qeveri.

Pamjet nga protesta tregojnë njerëzit duke qëndruar në heshtje për 15 minuta për viktimat e stacionit të trenit kur papritmas një tingull i mprehtë shkakton panik. Një fotograf i Associated Press në vendngjarje tha se njerëzit filluan të shpërndaheshin në panik, duke lënë rrugën kryesore të qytetit pothuajse bosh teksa ranë mbi njëri-tjetrin.

Ekspertët e sigurisë thonë se ata që ekspozohen ndaj armës përjetojnë dhimbje të mprehta në veshë, çorientim dhe panik. Ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë çarje të daulles së veshit dhe dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.

Shumë prej atyre që thonë se ishin në epiqendrën e sulmit të dyshuar u ankuan në mediat sociale për dhimbje të forta koke, të përziera dhe çorientim.

Disa ekspertë të sigurisë kanë pretenduar se pajisja amerikane Long Range Acoustic Device (LRAD) — një mjet i specializuar që emeton valë zanore me frekuencë të lartë në distanca të mëdha — u përdor gjatë protestës. Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Vuçiç, i cili thotë se protestat e udhëhequra nga studentët universitarë janë pjesë e një komploti perëndimor për ta rrëzuar nga pushteti, ka paralajmëruar se të gjithë ata që përhapin dezinformata do të mbajnë përgjegjësi në gjykatë.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulimi i ri nga Universiteti i Çikagos: Katër planetë jashtë diellorë pranë Yllit të Barnardit
Artikulli tjetër Trump anulon mbrojtjen e Shërbimit Sekret të Hunter dhe Ashley Biden

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.