KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi në vend, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50% në muajin janar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi në vend, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50% në muajin janar
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Turizmi në vend, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50% në muajin janar

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 11:01 am
113 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe rritje të netqëndrimeve.

Instituti i Statistikave publikoi rezultatet mbi strukturat akomoduese në janar ku rezulton se vizitorët gjithsej u rritën me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.

“Net qëndrimet gjithsej u rritën me 35,8%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 49,1%, ndërsa ato nga rezidentët me 19,0%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+46,5%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+38,4%)” thuhet në publikimin e INSTAT.  

Publikimi vlerëson se italianët janë ata që kryesojnë sa i takon rezidencës nga vijnë vizitorët që janë akomoduar në struktura gjatë janarit duke lënë pas edhe Kosovën.

“Në Janar 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve, ndërsa 44% e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 14,5 %, krahasuar me 14,2 % në Janar 2024” vlerëson INSTAT.  

Një tendencë e tillë pozitive e turizmit është brenda parashikimeve që më herët kanë dhënë turoperatorët e tregut. Ata e lidhin këtë me ecurinë pozitive tës kontratave me garanci që kanë qenë në rritje dhe që në mënyrë indirekte tregon për një interes në rritje edhe të \atyre që vijnë në mënyrë indivduale.

Promovimi i vazhdueshëm i Shqipërisë si dhe një njohje më e mirë e ofertës së saj turistike janë gjithashtu një faktor që po e ndikon interesin e të huajve drejt vendit tonë që në muajt e parë kufizohet kryesisht nga turet kulturore të Europës Prëndimore, por jo vetëm, pritshmëria është që në total edhe viti 2025 të ruajë një rritje të ngjashme me vitin 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën

Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin

Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet

Gjykata Administrative: Padia e Veliajt, absurditet juridik

Rama tenton të zhurmojë ‘Revolucionin Flamingo’ në mediat e huaja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dëborë në pranverë! Moti bën kthesën e papritur
Artikulli tjetër Nafta mban në këmbë eksportet në muajt janar-shkurt, prodhimet e fabrikave në pikiatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rritja e inflacionit alarmon konsumatorët shqiptarë
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Merr flakë autobusi me turistë, në Berat/ Fatmirësisht pa dëme njerëzore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë
Aktuale Analize Bota Sociale 18 Gusht, 2026
Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.