Në autostradën e re Thumanë -Kashar, mësohet se sot është krijuar një trafik i rënduar automjetesh. Bëhet me dije se radha, e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk. Momentalisht ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.
Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.
Pagesa në autostradën Thumanë-Kashar, është pezulluar për shkak të radhës kilometrike të trafikut. Mësohet se në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar pagesën deri në një moment të dytë.