KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kenia e njeh pavarësinë e Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kenia e njeh pavarësinë e Kosovës
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kenia e njeh pavarësinë e Kosovës

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 9:28 am
216 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë.

Njohja nga Kenia – që u dënua nga Serbia – është e para për Kosovën në katër vjetët e fundit.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia, para se presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, të konfirmonte zyrtarisht se ka pranuar njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë”, shkroi Osmani në Facebook.

Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i falënderon Osmanin dhe Pacollin për rolin e tyre, “krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”.

Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars.

Pacolli e publikoi një fotografi nga ajo që tha se ishte ceremonia e nënshkrimit të njohjes. Në fotografi, Pacolli shihet duke qëndruar pranë presidentit të Kenias, William Ruto, teksa ai nënshkruan në një dokument.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha disa orë pasi u bë i ditur lajmi për njohjen se ky është “lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan”.

Çka tha Serbia?

Ministria e Jashtme e Serbisë tha se e dënon fuqishëm vendimin e Kenias për të njohur pavarësinë e “shpallur në mënyrë të njëanshme nga e ashtuquajtura ‘Kosovë’”.

Në një reagim në ueb-faqen e vet në internet, Ministria e Jashtme serbe tha se ky hap “përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë erdhi në përfundim në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Serbia tha se vendimi i Kenias për njohjen e Kosovës mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Beogradit me shtetin afrikan.

“Ky vendim përfaqëson një precedent të dhimbshëm në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet Serbisë dhe Kenias – marrëdhënie që janë ndërtuar për dekada mbi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”, tha ajo.

Ajo tha se Serbia do t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike si përgjigje ndaj këtij akti të papranueshëm dhe armiqësor”.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.

Pacolli mori meritat për njohjen e vendit nga Kenia, duke thënë se “që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”.

“Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë”, tha ai.

Presidentja Osmani tha se falënderim i veçantë për njohjen e Kosovës shkon edhe për Pacollin.

Pacolli theksoi se presidenti i Kenias, William Ruto, i kishte premtuar atij njohjen e Kosovës qysh në vitin 2016

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia”, shtoi ai.

Ruto u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tri herë gjatë vitit 2024, sipas Presidencës së Kosovës.

“Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejt, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenisë do të thellohen në fusha të ndryshme, “ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë”.

Ndërkohë, Pacolli i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi.

Pacolli ka mbajtur disa role të larta në Kosovë në të kaluarën, përfshirë si president nga shkurti deri në prill 2011, zëvendëskryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2014, si dhe si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në vitin 2020.

 

Marrë ga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestë në Velipojë, banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit
Artikulli tjetër Albin Kurti bie pre e mashtrimit të humoristëve rusë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.