KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Familjet e një pallati në Astir, 20 vite pa çertifikata pronësie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Familjet e një pallati në Astir, 20 vite pa çertifikata pronësie
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Familjet e një pallati në Astir, 20 vite pa çertifikata pronësie

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 12:44 pm
170 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fetah Agaraj është një nga banorët e rreth 24 familje të një pallati në zonën e Astirit, të cilët prej dy dekadash kërkojnë që investimi i jetës së tyre t’u legalizohet. Ai tregon se ndërtuesi fillimisht u tha se pallati do të plotësohej me të gjitha dokumentet e nevojshme, por pasi ndërroi jetë çështja e tyre u zvarrit institucion pas institucioni.

“Jemi ilegal, duam të bëhemi legal. Ne frikën e kemi, se ligji nuk zbatohet dhe 35 vite në këtë shtet, vetëm ligjin nuk kemi njohur,” tha Agaraj për Citizens.

Nisur nga situata e krijuar, një grup familjarësh bashkë me Agarajn, protestuan sot përpara Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Shpesh atyre u është thënë se duhet të presin pasi janë në proces, por sot ata mundën të takonin Ertis Shehun, një nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Tiranë, i cili u premtoi se brenda dy javësh ky institucion do t’u japë zgjidhje.

Gentian Serjani, avokati i “Drejtësisë Sociale”, i cili po ndjek çështjen nga kuadri ligjor, theksoi se kur banorët bëhen bashkë ka gjithmonë zgjidhje.

“Ne e dimë që ka shumë prona në kryeqytet që janë në këtë situatë, por nuk mundet që qytetarët që kanë paguar paratë për të blerë banesën dhe kanë shpenzuar të ardhurat e jetës, të mos regjistrojnë pronën e tyre,” analizoi Serjani.

Ai shpjegon se në këtë situatë është shkelur çdo afat ligjor, pasi sipas parashikimeve, pas 90 ditëve që dorëzohet dokumentacioni i një prone të caktuar, duhet të ketë një vendim nga ana e ASHK-së për përfundimin e legalizimit, ose për përjashtimin nga ky proces.

Marie Selmani, banore, tha për Citizens se nëse nuk do të zbatohet afati i premtuar brenda datës 5 prill, si afat përfundimtar për një vendim të mundshëm legalizimi, banorët e pallatit do të rikthehen në dyert e ASHK-së për të kërkuar të drejtën e tyre.

Legalizimet mbeten një proces në gangrenë. Analizuar edhe në të shkuarën nga Citizens, procesi ka qenë prej vitesh ndër premtimet kryesore të partive në pushtet dhe duket se ende vijon të jetë i pazgjidhur për shume familje.

Sipas ASHK-së prej vitit 2006 deri në fund të vitit 2024 u dhanë rreth 265 mijë legalizime me Tiranën me numrin më të lartë ndërkohë që prej vitit 2023, procesi mund të kryhet vetëm online.

Qeveria e ka argumentuar këtë me qëllim shmangien e korrupsionit apo burokracisë me dorëzimin e dokumenteve fizikisht. Ky faktor ka ndikuar edhe në vështirësi më të mëdha për qytetarët e moshë së tretë.

 

Marrë nga Ctizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kandidatë në listat e mbyllura që do bëhen deputetë, duke ‘ndenjur në shtëpi’:
Artikulli tjetër Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.