KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 12:46 pm
182 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Disa dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë u përplasën të mërkurën me policinë në afërsi të një zone 2.2 kilometra nga fshati ku filluan punimet për resortin turistik Blue Borgo, i cili ka marrë statusin e investimit strategjik nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2024.

Banorët e zonës kërkuan ndalimin e punimeve deri në sqarimin e statusit të pronës që ata pretendojnë se po u përvetësohet përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Kam 400 dynym tokë me dokumente të rregullta, me vendime gjykate të vitit 1996 dhe 2008. Askush nuk më ka thënë se prona ime është marrë. Para një jave, më njoftuan se po punohej në tokën time,” thotë Ndue Shullani, një prej banorëve protestues.

Për shkak se banorët tentuan të kalonin kordonin e policisë dhe të pengonin punimet, forca të policisë përfshi ato të ndërhyrjes së shpejtë shoqëruan 6 prej tyre. Në videot e bëra publike nga banorët shihet policia, më e shumtë në numër se protestuesit, të shoqërojë disa prej tyre.

Kryeplaku i fshatit Rrjoll Lucë Toli, tha për medias se shoqërimi i banorëve dhe ndërhyrja e policisë ishte e padrejtë. Ai tha se ata kërkonin të sqaroheshin mbi statusin e pronës, që sipas tij u përket banorëve. “Shoqëruan rreth 6-7 banorë. Ndërkohë punimet vazhdojnë atje pa i dhënë llogari kujt”, tha Toli, që shtoi se as policia dhe as kompania nuk kishin paraqitur letra.

Banorët thonë se një person i panjohur në zonë, i identifikuar prej tyre si Fatmir Shpellza paraqitej si pronarë i 1500 dynymëve, përfshi edhe zonën ku po investohet. Ata thonë se kanë dokumente që toka është në pronësi të 60 familjeve nga fshati që prej vitit 1920. “Unë dua të ballafaqohem me letrat e personit. Është transferuar prona, është marrë në mënyrë të dyshimtë. Nuk e njohim këtë person, del me 1500 dynym tokë. E di Fatmir Shpellza me kë e ka bërë”, tha Prek Molla, banor i zonës.

Për arrestimin e banorëve reagoi kryetarja e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit. Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese”, deklaroi Eliona Shkreli.

Resortin turistik Blue Borgo po ndërtohet nga kompania Gener 2 dhe Aba Blue Bongo, edhe kjo në pronësi të vëllezërve Ulaj. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe do të ndërtojë mbi një sipërfaqe prej 147 hektarësh në bregdetin mes Rana e Hedhun dhe Velipojës. Sipërfaqja e zënë nga investimi është në kategorinë e peizazheve të mbrojtura.

Të ashtuquajturat investime strategjike kanë hasur edhe më herët kundërshti të banorëve kryesisht për shkak të konfliktit të pronësisë. Kompania Gener 2 dhe Fatmir Shpellza nuk qenë të arritshëm për koment.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Familjet e një pallati në Astir, 20 vite pa çertifikata pronësie
Artikulli tjetër Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.