KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 30% procedime më shumë për krime seksuale, më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 30% procedime më shumë për krime seksuale, më 2024-ën
AnalizeFokusKryesoreSociale

30% procedime më shumë për krime seksuale, më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 4 Prill, 2025 1:20 pm
292 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Krimet seksuale kanë pësuar rritje të ndjeshme për vitin 2024 dhe shumica prej tyre kanë ndodhur në Tiranë.

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për kriminalitetin vërehet se janë regjistruar 161 procedime penale, me 87 të pandehur ose me rritje 29,84 % të procedimeve dhe me rritje 26,09 % të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023. Janë dërguar për gjykim 81 procedime me 85 të pandehur, ose me rritje 52,83 % të procedimeve dhe rritje 46,55 % të të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.

Kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer krime seksuale janë të ashpra, ku të gjitha kërkesat janë për masa sigurimi me arrest. Kështu, 85,94 % e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe vetëm 14,06 % për caktimin e alternativave të dënimit me burg.

Pesha specifike që zënë këto grup vepra penale për vitin 2024 përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, është 0,65 % ndërkohë që për vitin 2023 ka qenë 0,51 %. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këto grup vepra në vitin 2024 është 6,70 ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,49.

Të dhënat statistikore tregojnë se 98,72 % e të pandehurve (mbi 18 vjeç) janë meshkuj dhe 1,28 % janë femra. Ndërkohë nga numri i përgjithshëm i të pandehurve meshkuj, 6,09 % janë të mitur (14-18 vjeç). Rezulton 1 shtetas i huaj.

Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 48,19 % e të pandehurve janë me arsim deri 9- vjeçar, 46,98 % me arsim të mesëm dhe 4,83 % me arsim të lartë.

Për sa i përket gjendjes shoqërore nga të dhënat statistikore vihet re se 53,32 % e të pandehurve janë të papunë, 44,68 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat.

Rezulton se 72,29 % e të pandehurve kanë vendbanimin në qytet ndërsa 27,71 % prej tyre në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, 87,95 % e të pandehurve janë të padënuar më parë dhe 12,05 % e të pandehurve janë përsëritës për vepra penale të ndryshme nga ajo që procedohen.

Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 33 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Korçë regjistruar 18 % e procedimeve, Fier 10 % të procedimeve të regjistruara. Numrin më të vogël të procedime e kanë regjistruar prokuroritë e veriut Kukësi dhe Dibra me 1% secila.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm
Artikulli tjetër Fronti i dytë për Zelenskyn: Ukraina nis përgatitjet për zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.